Livni dështon për qeverinë: Kërkon zgjedhje të parakohshme
Izraeli do të përballet me
zgjedhje të parakohshme në
fillim të vitit të ardhshëm,
pas braktisjes nga ana e Tzipi
Livni, Kryeministres së emëruar
për të formuar qeverinë e re
brenda partisë së saj Kadima. Ky
vendim rrezikon që të "ngrijë"
procesin e paqes në Lindjen e
Mesme. Kolapsi i bisedimeve
për koalicionin çon në një
ndeshje të ardhshme mes Livnit,
një ish-agjente e Mossad, shërbimit
të fshehtë hebre dhe Binyamin
Netanyahu, lideri i Partisë
së djathtë, Likud, që është
kundër iniciativave të fundit për
paqe me palestinezët. Ndihmësit
e Kryeministres deklaruan
se ajo refuzon që t‘i bëhet
shantazh nga partitë e vogla ultra-
ortodokse, që kërkojnë
fondesh shumë të mëdha për
zonat e tyre zgjedhore dhe kanë
kërcënuar se do të bllokojnë çdo
bisedim të mundshëm paqeje
që ka të bëjë me ndarjen e Jerusalemit,
qyteti për të cilin si izraelitët,
ashtu edhe palestinezët
kanë pretendime për ta pasur
kryeqytet. Sondazhet e fundit i
japin 29% të vendeve në Parlament
Partisë së Livnit, pra
Kadimës, në krahasim me 26%
që do të merrte Likud sikur
zgjedhjet të bëheshin sot. Presidenti
i vendit, Peres, pas konsultave
me liderët e partive, aprovoi
kërkesën e Kryeministres,
duke i hapur kështu rrugën fushatës
elektorale, e cila do të jetë
sipas vetë fjalëve të tij "një fushatë
vendimtare për fatet e vendit
dhe për zhvillimet në Lindjen
e Mesme". Për sa i përket
çështjeve kryesore që do të mbizotërojnë
fushatën e ardhshme,
do të jetë ajo e procesit të paqes
me palestinezët i rilançuar në
Anapolis të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës thuajse një
vit më parë. Livni, nga ana e saj
është zotuar që të vazhdojë negociatat
për statusin përfundimtar
të marrëveshjes, ndërsa
kundërshtari i saj, Netanyahu,
nuk i merr parasysh bisedime të
tilla, duke nxjerrë si pretekst lidershipin
problematik të palestinezëve
dhe duke preferuar që
të fokusohet më shumë në shkëmbimet
ekonomike mes
palëve. Liderët palestinezë po i
shohin me shumë vëmendje zhvillimet
e fundit në Izrael.
Zgjedhjet do të zhvillohen në
mes të muajit shkurt, rreth një
vit para kohës normale të zhvillimit
të tyre.
zgjedhje të parakohshme në
fillim të vitit të ardhshëm,
pas braktisjes nga ana e Tzipi
Livni, Kryeministres së emëruar
për të formuar qeverinë e re
brenda partisë së saj Kadima. Ky
vendim rrezikon që të "ngrijë"
procesin e paqes në Lindjen e
Mesme. Kolapsi i bisedimeve
për koalicionin çon në një
ndeshje të ardhshme mes Livnit,
një ish-agjente e Mossad, shërbimit
të fshehtë hebre dhe Binyamin
Netanyahu, lideri i Partisë
së djathtë, Likud, që është
kundër iniciativave të fundit për
paqe me palestinezët. Ndihmësit
e Kryeministres deklaruan
se ajo refuzon që t‘i bëhet
shantazh nga partitë e vogla ultra-
ortodokse, që kërkojnë
fondesh shumë të mëdha për
zonat e tyre zgjedhore dhe kanë
kërcënuar se do të bllokojnë çdo
bisedim të mundshëm paqeje
që ka të bëjë me ndarjen e Jerusalemit,
qyteti për të cilin si izraelitët,
ashtu edhe palestinezët
kanë pretendime për ta pasur
kryeqytet. Sondazhet e fundit i
japin 29% të vendeve në Parlament
Partisë së Livnit, pra
Kadimës, në krahasim me 26%
që do të merrte Likud sikur
zgjedhjet të bëheshin sot. Presidenti
i vendit, Peres, pas konsultave
me liderët e partive, aprovoi
kërkesën e Kryeministres,
duke i hapur kështu rrugën fushatës
elektorale, e cila do të jetë
sipas vetë fjalëve të tij "një fushatë
vendimtare për fatet e vendit
dhe për zhvillimet në Lindjen
e Mesme". Për sa i përket
çështjeve kryesore që do të mbizotërojnë
fushatën e ardhshme,
do të jetë ajo e procesit të paqes
me palestinezët i rilançuar në
Anapolis të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës thuajse një
vit më parë. Livni, nga ana e saj
është zotuar që të vazhdojë negociatat
për statusin përfundimtar
të marrëveshjes, ndërsa
kundërshtari i saj, Netanyahu,
nuk i merr parasysh bisedime të
tilla, duke nxjerrë si pretekst lidershipin
problematik të palestinezëve
dhe duke preferuar që
të fokusohet më shumë në shkëmbimet
ekonomike mes
palëve. Liderët palestinezë po i
shohin me shumë vëmendje zhvillimet
e fundit në Izrael.
Zgjedhjet do të zhvillohen në
mes të muajit shkurt, rreth një
vit para kohës normale të zhvillimit
të tyre.