Balla: Me këtë qeveri, as për 4 vjet splotësohen kushtet
TIRANË- Partia Socialistë e cilësoi dje falsë faktin që Kryeministri Berisha paraqiti në takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë Franko Fratinit pasaportatbiometrike dhe modelin ekartavetë identitetit, në një kohë që asnjë shqiptar nuk është pajisur me to. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Socialist Taulant Balla tha se nuk është nevoja të shohim projektet, por rezultatet. “Nuk mund të gënjehen shqiptarët pas kaq vitesh zhgënjimi dhe pritjeje me deklarata boshe dhe mashtrime. Shqiptarët po vazhdojnë të vuajnë murin e vizave, sepse kjo qeveri nuk ka as vullnetin dhe as kapacitetet për të shënuar rezultate të dukshme në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve ilegale, emigracionit të paligjshëm”- tha Balla në fjalën e tij. Deputeti socialist nuk mbështet idenë e liberalizimit të vizave brenda 2009-ës, (edhe pse Fratini e përmendi jo pak) duke kujtuar deklaratën e zëvendës- Presidentit të Komisionit Europian Jacques Barrot, i cili ishte shprehurse dita e liberalizimit të plotë të vizave me Shqipërinë është ende shumë larg dhe se vendimi për liberalizimin nuk do të merret as në vitin 2009. Kjo deklaratë, sipas Ballës, bazohet në faktin se qeveria Berishaështë ende larg rezultateve të dukshme pasi mungojnë akoma elementet bazë që do të bënin të mundur zbatimin e politikave të liberalizimit të vizave siç janë: siguria e dokumenteve, lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit të organizuar, ruajtja dhe menaxhimi i kufijve, si dhe çështje që kanë të bëjnë me lëvizjen e personave. Sipas tij, shqiptarët e dinë tashmë se heqja e vizave varet plotësisht nga cilësia dhe shpejtësia e përmbushjes së kushteve që ka vendosur Bashkimi Europian. “Por, me këtë qeveri, kushtet që mund të plotësohen vetëm në një vit, nuk përmbushen as në katër vjet”- tha Balla duke denoncuar edhe njëherë gënjeshtrën e qeverisë Berisha në lidhje me dokumentet e identifikimit që janëdhe dy elementet bazë qoftë për liberalizimin e vizave, por edhe për standardin e munguar të zgjedhjeve në vendin tone.