Adonis Filipi sjell pa ndonje emocion te madh "Menaxherine e qelqte"
"Vepra rrok dhe trajton vetegjyqesine e individit te brishte qe e ndalon veten nga jeta, pasi nuk ka guxuar te shpaloset tek te tjeret. Vete mesazhi qe ajo sjell, duke qene e sferes psikologjike, etike dhe sociale e ka theksin human dhe rezonon me aktualitetin bashkekohor shqiptar", - ka shpjeguar regjisori Filipi ne media pak dite me pare per premieren e tij. Shfaqja erdhi kete fundjave si bashkepunim midis shoqates "Art Blue" dhe Teatrit Kombetar.
Ishte hera e pare qe Regjisori Adonis Filipi sjell ne skenen e teatrit vepren e dramaturgut amerikan Tennessee Williams, "Menaxheria e qelqte". Kjo shfaqje erdhi e interpretuar nga aktore te njohur te skenes si: Yllka Mujo, Monika Lubonja, Arben Derhemi, Neritan Licaj etj, qe duhet thene se me pervojen e tyre nuk depertuan dot ne mesazhin e vepres. Vete regjisori, duket se nuk u ngjit dot ne pretendimin e tij per kete shfaqje.
Autori ka dashur qe te fokusoje individin e shtypur nga ndjenja e inferioritetit, i cili vuan nga paranoja e paaftesise. Me kete drame, besohej se publikut mund t'i percohej nje si lloj ndihme per te kuptuar psiko-analizen, per te mbyllur ato qe quhen plage te thella edhe te prera me bisturine e koheve te lindjes se tyre.
Njeriu eshte i tronditur nga humbjet me te cilat perballet ne jete dhe qe nuk mundet t'i menaxhoje dot, por edhe qe duhet te rikuperohet per te mos pasur humbje te reja. Jane kater personazhe qe autori i ka vendosur per te zhvilluar idene dhe qe qerthullojne ne nje mjedis te mbyllur. Shfaqja eshte trajtuar ne nje ane krejt te teatrit klasik, per te dhene nje mesazh pa zhurme ne nje mjedis ku nis e perfundon drama. Nje nga personazhet kryesore te vepres Lora, eshte nje rol qe e ka rikthyer pa ndonje performance te vecante aktoren Monika Lubonja ne skene. "Ndonese ne tekst meshohet shume mbi faktin qe ajo vuan nga nje problem fizik, une dua te luaj me inferioritetin e saj, nje tipar qe nuk e lejon te shijoje ate qe i ofron jeta. Kjo drame do te sherbeje per te gjithe te rinjte, te cilet nen veshjen e arrogancen se tyre, kujtojne se e mundin ndjesine e inferioritetit"- pohon Lubonja, qe pervec aktores, ka pasur edhe rolin e producentes, citohet ne "Kult".