Risia e EUFT, cel filial ne Itali
Per here te pare nje universitet i Shqiperise, cel filialin e tij jashte vendit. Eshte Universiteti Europian i Turizmit (EUFT) i cili ka ndermarre iniciativen dhe keto dite zhvilloi ceremonine e perurimit ne Itali. Dega e EUFT u cel ne Paestum te Italise, nje zone e njohur turistike dhe antike. Ceremonia e perurimit te filialit te universitetit u zhvillua ne muzeun e Paestumit ku moren pjese personalitete te lata akademike, kryetari i bashkise se Paestum, Dekani i Fakultetit te Turizmit ne Universitetin e Napolit: Prof. Dr. Gian Maria Piccinelli deputeti i rajonit, Drejtori i Monumenteve me qender ne Bruksel, Rektori i EUFT, Prof. Dr. Salvatore Messina, etj. Te pranishem ne kete eveniment ishin nje grup studentesh te UEFT ne Tirane dhe te programit master te ketij universiteti te cilet qendruan nje jave ne Itali me rastin e ceremonise dhe nje guide turistiko-studimore te sponsorizuar nga EUFT. Ne ceremoni, te ftuarit folen per rendesine e nje turizmi te qendrueshem dhe zhvillimin e tij, duke sjelle si shembull disa rajone turistike te Italise.
Rektori i Universitetit Evropian te Turizmit, Prof. Dr. Salvatore Messina tha se hapja e kesaj dege eshte e nje rendesie te vecante sidomos per te rinjte e ketij rajoni, ne perpjekje per te rritur cilesisht sherbimet turistike. I pranishem ne kete eveniment ishte edhe Kryetari i Komisionit Evropian per Turizmin. Ai pershendeti iniciativen, kurse theksoi rolin qe ka turizmi ne ekonomite e vendeve. Me tej, ai u ndal edhe ne nevojen per evidentimin e pasurive unike. "Komisioni Evropiani po e shikon me prioritet zhvillimin e sektorit te turizmit ne vendet e Evropes", - vuri ne dukje kryetari i KE per Turizmin.
Nderkohe, te tjere relatore qe folen ne ceremoni, u shprehen se kriza ekonomike qe ka kaplluar vendet e zhvilluara te botes, po jep impakte edhe mbi industrine e turizmit, pavaresisht se, sikunder u theksuar, "turizmi eshte nje nga sektoret qe ne vetvete nuk e njeh krizen". Gjithsesi, u pohua fakti se turistet tashme nuk shperngulen shume nga rajoni i tyre i banimit. Ne kete kuader edhe turizmi shqiptar duhet te shohe me me vemendje thithjen e turisteve rajonale, e sidomos rritjen e prezences se atyre italiane.
Ndersa perfaqesuesi i PNUD-it hoqi vija paralele mes turizmit shqiptar dhe atij italian per shkembimin e eksperiencave perfshirjen e komunitetit ne zhvillimin e turizmit te qendrueshem.
Nje jave turistiko-studimore
Ne fakt, perurimi i filialit te EUFT ne Paestum, ishte mbyllja e nje jave turistiko-studimore ne Itali, e studenteve te UEFT ne Shqiperi. Gjate qendrimit ne Paestum, studentet e studentet si dhe pjesemarresit e programit Master te EUFT Tirane, pane nga afer dhe u njohen me qyteterimin antik te ketij rajoni i cili daton ne mesin e shekullit te 7 para eres sone. Ky qytet numeron rreth 600 mije turiste cdo vit. Por rajoni me i vizituar i pjeses jugore te Italise ishte padyshim qyteti antik i Pompeit. I rikonstruktuar disa here ne vite, pjese te ndryshme te ketij qyteterimi vazhdonin te nxirreshin ne drite. Disa prej te vdekurve nga shperthimi i vullkanit te Vezuvit ruheshin ne pavijone te vecanta ne pozicionet ne te cilat u gjeten pas shperthimit te vullkanit. Ndersa vetem amfiteatri i Pompeit kishte nje kapacitet deri ne 20 mije shikues. Gjate nje takimi me perfaqesues te Bashkise se Pompeit te rinjte e te rejat nga Shqiperia, u njohen me planin zhvillues te qytetit dhe problemet qe aktualisht ai ka. Pjese e ketij udhetimi studimor e turistik, ishte vizita ne qytetin e Casertes. Studentet pane nga afer nje park gjigant rreth 5 mije ha siperfaqe shume te frekuentuar nga turistet nga te gjitha vendet. "Italia ze vendin e peste ne bote per nga numri i turisteve", - u evidentua ne guiden njejavore.
Vlerat turistike
Ajo qe theksua me force gjate ketij aktiviteti per studentet shqiptare, nga specialistet italiane ishte promovimi i vlerave turistike te vendit qe perfaqesojne. Sipas tyre, megjithese kriza boterore ka ndikimin e saj ne renien e fluksit te turisteve, turizmi duhet te shihet si nje nga fushat me perparesi per vete te ardhurat qe perfiton dhe vlerat historike dhe kulturore qe percjell.
Atraksionet
Grupi i studenteve pati mundesi te njohe nga afer atraksionet turistike te rajonit te Campanjes, me kryeqendren e saj Napolin. Vizitat ne Parkun Arkeologjik te Pompeit, ne ate te Pestumit, ne Caserta apo lagjet tradicionale napolitane u dhene mundesi studenteve shqiptare te zgjerojne informacionin mbi menaxhimin turistik te pasurive kulturore.
Panairi
Grupi i studenteve mori pjese dhe ne Panairin Mesdhetar te Turizmit, evenimenti me i rendesishem per turizmin ne gjithe Mesdheun. Ne panair takohej oferta e prezantuar nga hotelet, kompanite ajrore dhe kerkesa nga operatoret turistike. Shqiperia nuk merrte pjese ne kete panair, gjithsesi prezenca e studenteve shqiptare dhe kontaktet qe paten me specialistet e fushes u konsiderua si nje hap pozitiv ne krijimin e eksperiences per vitet e ardhshme.