Skenderi dhe Kapetani rikthehen ne Akademine e Arteve
Caikovski, Poulenc, Piazolla dhe Hubay do te interpretohen shume shpejt per publikun kryeqytetas. Do te jene Pianistja Silvana Skenderi dhe violinisti Rezart Kapetani, qe do t'i sjellin ata ne nje mbremje te vecante ne Akademine e Arteve (A.A.) me 18 prill. Lajmi konfirmohet nga burimet e shtypit te AA-se, qe ka shtuar se ata do te interpretojne nje repertor te plote. Kjo eshte hera e pare, qe ata bashkepunojne me njeri-tjetrin.
Eshte menduar qe ne pjesen e pare te koncertit, publiku do te degjoje pjeset: "Souvenir d'un Lieu Cher" Caikovskit, "Sonata per piano dhe violine" Poulenc; kurse pjesa e dyte do te vazhdoje me: "Le grand tango" Piazolla dhe "Fantaise Brillante" nga kompozitori Jenö Hubay.
Te dy instrumentistet jane emra te njohur te muzikes shqiptare. Silvana Skenderi ka punuar ne Teatrin e Operes me titullin Koncert-Maester dhe si pianiste e Orkestres, duke realizuar nje repertor te gjere veprash operistike ne bashkepunim me dirigjente kryesisht te huaj. Violinisti Kapetani, mban disa trofe cmimesh fitues si: Grand Superior ne Spanje, ku edhe ka merituar diplomen me "Honory Prize"; cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar te Violinisteve te Rinj ne Murcia; cmimin e dyte ne Konkursin Nderkombetar te Violinisteve te Rinj ne Granada. Qe prej vitit 2000 e ne vazhdim zhvillon nje veprimtari te gjere koncertore si solist duke marre pjese edhe ne formacione te tilla si: Orkestra Baroke Valenciane, Orkestra Simfonike e Murcias, Orkestra Simfonike e te rinjve te ketij qyteti dhe Orkestra Simfonike e RTSH-se ne Tirane. Ai ka dhene mjaft koncerte me Orkestren "Amicita".
Kapetani njihet edhe si anetar themelues i grupit "Thader" dhe anetar bordi i pedagogeve ne Orkestren Simfonike te Murcias. Aktualisht eshte pedagog ne Konservatorin Profesional ne Lorka. Ka nje repertor te pasur si solist jo vetem ne Spanje, por edhe ne vende te tjera te Evropes si: Itali, France, Austri etj.
Shtojme se pianistja ka qene e pranishme ne disa koncerte te rendesishme ne skenen shqiptare si: "3 tenoret", Festivali Operistik "Jorgjia Truja", ai Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", konkursi violinistik nderkombetar "Islam Petrela", festivali "Mozaik 7" dhe pianiste zyrtare e "Tirana Music Festival". Veprimtaria e saj artistike eshte pasuruar me koncerte me muzike dhome brenda dhe jashte vendit.