E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese do te quhej risi?!

Nga Ben Andoni

Kush ka pasur fatin qe te degjoje recitimet e Roberto Benignit ne Firence per Danten, nuk do t'i shqitet ne mendje dicka: Qe arti nese do te kombinohej si duhej me bashkekohesine, atehere do te ishte nje gje e jashtezakonshme. Pse? Ne kete spektakel disa-ditor, Komuna e Firences dhe nje strukture kinematografike, qe e realizoi- arriti te mblidhte per cdo dite me radhe nga 5000 spektatore.

Jo shume e afert si ide, por e kesaj linje ne kinematografi, do te jete nje film i fundit dokumentar i Piro Milkanit, kushtuar Kadarese. Ka qene vete ky i fundit, i cili ka shpjeguar ne filmin e tij pershtypjet per moshen e femijerise dhe perceptimin e tij si femije per qytetin. Nje gje e jashtezakonshme, qe me shume se paraqitja reale e shkrimtarit te njohur- rrefen perballjen e kujteses se individit te njohur me artin. Kujtojme se nje e tille histori do te ishte e jashtezakonshme dhe per shume figura po te arrihej qe ata te rrefenin per publikun pershtypjen e tyre per kulturen apo vendin e tyre. Sot, ne te gjithe Shqiperine gelojne libra kushtuar fisit, baballareve dhe fshatit, duke i bere gati si qendra te botes. Pa ulur vlerat qe percjellin ato, duhet te kihet parasysh, se te rinjve te sotem u mungon dhe kane humbur fillin e realiteteve- sesi ka qene stratigrafisht Shqiperia. Logjika se gjithcka fillon kur jemi ne, duket se ua ka shpelare rregullisht trurin shqiptareve te gjashte dekadave te fundit, se kush ishte ne te vertete vendi i tyre. Edhe pse ne komunizem u mundua qe artistet te zbrisnin ne popull dhe te transmetonin direkt kulturen, nje gje u la gjithmone e vecuar dhe kjo kishte te bente realisht me vijimesine. Nje gabim shume me i madh ende.

Kur ua thua kete si risi- artisteve shqiptare te perqeshin dhe nje varg justifikimesh u rrjedh i pandalur. Por kryesorja qe kuptohet eshte se mungon nje vullnet nga bashkite dhe nga vete artistet apo bizneset, qe te bejne gjera publike per qytetet e tyre. Ne vend te kesaj u duhet zhurme: Duhen vajzat e reja kengetare te muzikes se lehte qe te mbledhin popull. Duhen gjeja siperfaqesore. Duhet popull dhe folklor bajat, kur te vine politikanet me sloganet e tyre boshe.

Nderkaq po afron si cdo vit stina e veres dhe qe normalisht kjo vazhdimisht ka korresponduar me pushimin e domosdoshem te artisteve. Edhe pse neper kafe behen lloj-lloj muhabetesh dhe shtjellohen ide nga me te cuditshmet- nje gje eshte e ditur per te gjithe: Artistet ne Shqiperi i shmangen artit te vertete dhe atij qe duhet te shkoje ne nje forme publike tek njerezit. Nga Komedia Hyjnore, ato dite Benigni ka recituar dhjete pjeset e para, pastaj pjeset XXVI dhe XXXIII te Ferrit dhe XXXIII te Parajses. Do te mjaftonte te shikoje seriozitetin dhe percjelljen e publikut, qe te kuptoje se sesa i fuqishem eshte arti publik.

Duke u kthyer ne realitetin shqiptar, dokumentari per Kadarene do te jete nje nga te paktit kushtuar atij dhe ku publiku me zerin, memorien, perfytyrimin e Kadarese do te njohe Gjirokastren. Nje e tille na ka munguar per shume artiste qe nuk jane dhe qe zerat i kemi nga regjistrimet apo kulturen e tyre- e kemi tash thjesht nga kujtimet e mbetura ne forme legjende. Kalimi i kohes po zhduk nje trashegimi, qe per shqiptaret nuk vjen dot me. Te kujtosh rastin e Xhevahir Spahiut, qe ka te ngjare te flase me shume probleme ketej e tutje: Kush me me shume pathos do t'i recitonte poezite e tij sesa vete ai? Kush do te rrefente me mire per Shkodren dhe Korcen sesa nje plejade e tere artistesh, qe tash s'jetojne me ose thjesht ne moshe kinse te thyer vegjetojne. Ndaj risia e dokumentarit, ku Kadare flet per qytetin e tij, le te sherbeje mbase dhe si nje shtyse per artistet, qe te kujtojne kulturen dhe vazhdimesine e saj shqiptare...por edhe per ta percjelle per nje brez, qe gati nuk e njeh fare percimin publik te tradites se kultures dhe historine. Duhet. Koha iken me nxitim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›