E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore: Cmimi i dritave nuk rritet, nese ulet TVSH

Blerina Hoxha

Cmimi i energjise nuk do te rritet, nese qeveria do te ule Tatimin mbi Vleren e Shtuar per energjine. Kete ka lene te kuptoje eksperti i energjise per Shqiperine, ne Banken Boterore, Demetrious Papathanasiou ne diskutimin e tij ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, gjate miratimit te kontrates se shitjes se OSSH-se. Gjate fjales se tij, lidhur me situaten e OSSH-se dhe cmimin e energjise elektrike per vitin qe vjen, perfaqesuesi i BB-se tha se, "cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet, do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike, per vitin qe vjen". Nder skenaret e parashikuar ne kontrate eshte se, ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Por kjo, edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, shtoi ai. Sipas tij, "Per cdo 5 leke energji te paguar, nje lek e merr shteti si takse. Nese do te kete nderhyrje ne TVSH, atehere tarifat mund te ulen. Por ky mbetet nje vendim politik, te cilin mund ta ndermarre vetem qeveria". Ndersa sipas, parashikimeve te Entit Rregullator te Energjise te pakten edhe per tre vitet ne vazhdim, cmimi i energjise elektrike do te vije ne rritje. Sipas ERE rritja e cmimeve nuk do te aplikohet kete vit, per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e Shperndarjes se Energjise, (OSSH) si rezultat i procesit te privatizimit. Bleresit e rinj, sipas percaktimeve paraprake te percaktuara ne kontraten e shitjes, pritet qe te bejne nje kerkese per rritjen e cmimeve qysh kete vit, me qellim qe te hyje ne fuqi ne janar te vitit 2010. Burimet zyrtare te ERE-se shpjegojne se, rritja e cmimeve do te shtrihet ne nje hark kohor gjate tre viteve ne vazhdim, per shkak te tendences gjithnje e ne rritje te cmimit te energjise ne rajon. Ne Shqiperi, kostoja e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve, ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht jane rreth 30 per qind. Vetem per shkak te kesaj situate ne menaxhimin e OSSH, konsumatoret e rregullt ne konsumin e energjine paguajne edhe per ata qe vjedhin energjine. Ndersa, sipas perfaqesuesit te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Alfred Rrushaj, ne baze te kontrates se shitjes, kompania ceke "Cez" do te derdhe per llogari te qeverise shqiptare, ne fund te transaksionit 102 milione euro. Lidhur me cmimin e energjise elektrike pas shitjes se OSSH-se, Rrushaj tha se, shtresat ne nevoje do te mbeshteten nga qeveria shqiptare. Per sa i takon humbjeve, ai theksoi se ne kontrate eshte parashikuar qe "CEZ" te ule me 8 % humbjet ne 2 vitet e para. Nderkohe, perfaqesuesi i METE-s sqaroi se kompania ceke ka blere aksionet e qeverise shqiptare, cka do te thote se nuk merr persiper te mbuloje borxhet e akumuluara per shkak te humbjeve apo edhe nderhyrjeve ne rrjet, apo si rezultat i mospagimit te faturave nga abonentet. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise,(OSSH) u shit nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar ndaj kompanise ceke "Cez" kundrejt shumes prej 102 milione eurosh. Por sipas Bankes Boterore, qe ishte edhe konsulenti i privatizimit, pervec 102 milione eurove si cmim per blerjen e 76 per qind te aksioneve, kompania ceke do te shpenzoje 200 milione euro, si investim ne 5 vitet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›