E Diel, 1 Nëntor 2026

Adresa e zgjidhjes se problemeve – koalicioni LDK-AAK

27-07-2013 / Nga Yll Lajçi

Në vazhdën e përpjekjeve për konsolidimin e plotë të institucioneve të vendit janë vërejtur mangësi stagnime dhe pengesa pa autor. Fajet hidheshin në anë të ndryshme, kritikat drejtoheshin në adresa të ndryshme. Koha dhe vendimet politike jetësoheshin edhe pse mungonin një pjesë e liderëve të asaj kohe, Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ishte kryeministër, dhe për tu përballur me drejtësinë, ai i pezulloi të gjitha aktivitetet politike. Pikërisht gjatë asaj kohe derisa Ramushi përballej me drejtësinë në Kosovë zhvilloheshin dhe merreshin vendime të rëndësishme politike. Ajo, që e bëri mosfunksionale zërin kritik ndaj vendimeve të qeverisë në pushtet ishte një opozitë e heshtur dhe e pa kompromis ndërmjet partive tjera që ishin në opozitë. Triumfi i Ramushit në përballje me drejtësinë ishte edhe një fitore e luftës së pastër të UÇK-së, duke hequr nominimet me të cilat njollosej lufta e UÇK -së.
Kthimi i Ramushit dha një sinjal për rigjenerimine institucioneve dhe qeverisë së vendit. Ramushi që në fillim nuk e fshehu dëshirën dhe vullnetin për të bashkëqeverisur me partin e Thaçit, por nuk u akorduan për postin e kryeministrit, dhe kështu që Haradinaj hoqi dorë nga bashkëqeverisja me Thaçin dhe menjëherë u mobilizua që të bëj një reformë në partinë e vet, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme ti fitoj zgjedhjet, po kjo si duket është bërë traditë në Kosovë, se jemi dëshmitar të asaj se pa koalicion të një partie me tjetrën nuk mund ta formojë qeverinë vetë asnjë parti. Në mënyrë që të kemi një bashkëqeverisje të fortë së pari për të mirën e këtij vendi. Haradinaj ka një bagazh së pari njerëzor, intelektual dhe patriotik, që e bëri që në fillim t’i shpreh haptas kritikat për mos punën e kësaj qeverie. Skena politike dhe jeta institucionale në përgjithësi është e ngulfatur nga aktualizmi.
Andaj kyçja e Ramushit në krye të institucioneve do të sillte një solucion të shumë çështjeve dhe problemeve të vendit. Ideja për të marrë përgjegjësi të reja në vend do të zgjonte debate të shumta në vend. Ramushi Kryeministër do të interpretohet në mënyra të ndryshme nga mediat dhe analistët politik, duke lëkundur mbarë skenën politike të vendit. Nëse i bëjmë një vështrim kronologjik ngjarjeve në Kosovë ekzistojnë parakushte për një koalicion të mundshëm Mustafa – Haradinaj, për zgjedhjet e ardhme parlamentare. Janë dy mënyra për ta bërë politikën. Njeriu ose hyn për të bërë politikë ose hyn për të jetuar prej politikës. Kjo vjen si pasojë e asaj se nuk i funksionon mendja ose nuk përpiqet që të bëjë politikë, ndërsa Haradinaj hyn për të bërë politikën dhe për ti çuar proceset përpara sepse mjaft ka punë për tu bërë në Kosovë.
Skena politike në Kosovë është shumë e varfër në kuptimin e asaj se çfarë duhet të jenë
p.sh. njerëzit të cilët duhet të jenë në skenën politikbërje dhe të udhëheqin me dikasteret në qeveri, nuk janë të kyçur fare, kemi ministra të cilët nuk janë meritor për dikasterin të cilin e udhëheqin, dhe kështu parametrat tregojnë se ku është skena politike në Kosovë.
Rrallë mund të gjendet një vend i ngjashëm ku të debatohet kaq shumë për politikë në familje, institucione edukimi, kafene apo rrugë. Të gjithë njerëzit që sjellin vlera politike të caktuara janë bazuar në të gjitha proceset e shoqërizimit politik.
Kështu që për të pasur një riformatim të kësaj skene politike në Kosovë duhet që sa më parë të kemi zgjedhje të përgjithshme, të lira e demokratike në mënyrë që liderët e dalur nga vota e lirë e qytetarëve të kenë një besim edhe më të madh në marrjen e vendimeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit, gjë që e pret qe shumë kohë populli i Kosovës.
Marrë nga e përditshmja e Prishtinës “Bota sot”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›