E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e QSUT-së do të rikthejë në punë 112 sanitaret e pezulluara



Drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli, pritet të rikthejë në punë 112 sanitaret e pezulluara nga puna rreth një muaj më parë. Burime nga QSUT-ja konfirmojnë se sanitaret kanë komunikuar me drejtoreshën për rikthimin e tyre në detyrë nga ku kanë marrë edhe miratimin. Sipas burimeve në QSUT, sanitaret janë pezulluar pa të drejtë nga puna, pasi ato janë zëvendësuar me persona të tjerë të marrë në punë nga ish-drejtori Mati Pepa. Prej, disa javësh sanitaret kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QSUT-së për rikthimin e tyre në Punë. Shumica e tyre kanë mbi 10 vjet në këtë detyrë. Pritet që këto ditë të bëhet konkretë dhe zyrtarisht emërimi i tyre. Ndërkohë, drejtoresh po merret me shqyrtimin e punës së kryer nga dikastere të veçanta të administratës. Pritet që të merren masa për ato që do të rezultojnë më problematike.

Godo në Prishtinë, marrëveshje me Gashin

Sistemi shëndetësor në vend ka mjaft probleme, të cilat pritet të riparohen. Kështu, është shprehur Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila nënshkroi në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, Alush Gashi. Me nënshkrimin e marrëveshjes synohet një përmirësim i gjendjes së sistemit shëndetësor në vend dhe sidomos në Kosovë. Ministrja Godo përmendi gjendjen jo të mirë të sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, e cila është shkaktuar edhe për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. “Synojmë që atë buxhet, që është i pamjaftueshëm ta bëjmë sa më efikas, të këmbejmë përvojat për një menaxhim sa më të mirë të shëndetësisë”, - u shpreh ministrja Godo. Dy vendet do të ofrojnë shërbime falas për pacientët në disa sektorë të shëndetësisë. Nga marrëveshja do të përfitojnë zonat ndërkufitare mes dy vendeve.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›