E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi perëndimor: "Futbolli mbyllet pas dhunës”

Tragjedia e Katanias gjen hapësirës edhe në shtypin ndërkombëtar. E përditshmja franceze "L'Equipe" njofton në faqen e parë të saj "Ndalet futbolli, viktimë e dhunës", është lajmi që hap faqen kryesore në internet të kësaj gazete. Më shumë i zhurmshëm titulli i gjermanëve të "Der Spiegel", që pyet nëse tifozët janë ata që e shkatërrojnë futbollin italian. Në Angli, vendin të cilin shumë e admirojnë si model për t'u ndjekur në mënyrën se si sillen në stadium, "The Times" shkruante: "Italia fshin futbollin pas vdekjes së një polici", ndërsa "The Guardian" dhe faqja e "BBC"-së në internet evidentojnë pezullimin e përkohshëm të kampionateve italiane. Në Spanjë, për "El Mundo": "Italia paralizon futbollin pas vdekjes së një polici në përplasjet me tifozët". Incidentet e rënda të Katanis trajnohen edhe në nga të përditshmet sportive iberike si "Marca". Vëmendje e vecantë edhe nga UEFA, që në faqen e saj në internet titullon: "Tragjedi në Katania, futbolli ndalet".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›