E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Adrian Klosi, publicisti vetëvaret në banesë

Tiranë- Adrian Klosi i jep fund jetës. Tentativa  e dytë për vetëvrasje këtë hërë ka qënë falate për publicistin, i cili është vetëvarur më litar në banesën e tij.

Mësohet se Adrian Klosi, babai i dy vajzave, i ka dhënë fund jetës rreth orës 22.00 ndërkohë që është gjetur i vdekur vetëm dy orë më pas nga e shoqja Jutta Benzenberg.

Duket se Klosi e ka planifikuar mirë vetëvrasjen pasi ka lënë si mesazh të fundit një letër për vajzat dhe bashkëshorten e tij. 55- vjeçari jetonte i vetëm kohët e fundit në një banesë tek lagjja Komuna e Parisit, banesë e cila është rrethuar nga forca të shumta policie.

Klosi ishte një penat më të mira shqiptare, por që prej kohësh kishte shfaqur shenja të një depresioni të rëndë. Ai tentoi të vetëvritej edhe në fillim të Janarit të këtij viti, duke gëlltitur një sasi farmaceutikësh. Por arriti t`i shpëtonte pasi u dërgua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë.

Më pas ai u dërgua në Spitalin Psikiatrik që njihet edhe si Spitali 5 në kryeqytet dhe u vendos menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Këto të fundit kishin qënë skeptic për daljen e tij të shpejt nga spitali pasi i druheshin një tentative tjetër vetëvrasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›