E Diel, 1 Nëntor 2026

Adrian Mutu rezulton me doping

BARI- Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu ka rezultuar me doping. Kontrollet e bëra në përfundim të ndeshjes së 10 janarit kundër Barit, kanë nxjerrë rumunin pozitiv me substancën sibutramina, një stimulant që anulon efektet e urisë. Kontrolli u realizua nga Agjencia Anti-Doping e Komitetit Olimpik Italian. Adrian Mutu është përsëritës për përdorim dopingu, pasi në vitin 2004, kur luante me çelsin, ai u pezullua për 7 muaj në Angli për shkak se kishte përdorur kokainë. Ky vendim solli edhe reagimin e fortë të klubit londinez, që kërkoi deri në 17 milionë euro dëmshpërblim për prishje të imazhit. Në bazë të Kodit të Agjencisë Botërore Anti-Doping, sulmuesi rumun i Fiorentinës tashmë rrezikon një skualifikim nga 1 deri në 4 vjet. Vetë lojtarit i është bërë i ditur lajmi kur ai ishte në stërvitje dhe më pas ai e ka lënë atë për një takim urgjent me përgjegjësin sanitar të Fiorentinës Paolo Maneti dhe menaxherin e ekipit Roberto Ripa. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›