Topalli përshëndet rezolutën: KiE kërkoi të ndalet bojkoti
TIRANë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë seancës së sotme plenare përshëndeti rezolutën për Shqipërinë të miratuar pasdite nga europarlamentarët e Asamblesë së Këshillit të Europës. "KiE sot i bëri apel opozitës që të ndalë bojkotin dhe të hyjë në parlament, ndërsa eurodeputetët miratuan dy amendamente të rëndësishme të propozuara nga delegacioni shqiptar", tha kryeparlamentarja. Edhe deputetë të tjerë që morën fjalën përshëndetën rezolutën e KiE-së, duke dënuar qëndirmin e liderit të opozitës, Edi Rama ndaj proceseve integruese të vendit. "Tentativat që Rama po bën për ngadalësimin e hapave të Shqipërisë drejt BE-së do të dështojnë", tha deputeti i PD-së, Edi Paloka sot në Kuvend. (e.n/BalkanWeb)