E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas vetëvrasjes se babait, 6 vjecarja shpëton nga vdekja nënën

BULQIZE- “E pashë duke marrë benzinën dhe duke djegur veten dhe unë fillova të qaj. Unë jam në klasën e parë dhe vëllai në klasën e pestë dhe ne smund të rrimë pa mamin e pa babin.” Lotët dhe britma e vajzës 6 vjecare shpëtuan nga vdekja nënën e saj që në moment dëshpërimi kishte humbur arsyen dhe dëshirën për të jetuar. Historia e kësaj familje të varfër në Bulqizë ka një dhimbje të dyfishtë, humbejn tragjike të Ajaz Duricit rreth 40 ditë më parë dhe kushtet e rënda ekonomike të papërballueshme për bashkëshorten e tij. Që prej ditës kur pa se si i shoqi i dha fund jetës duke u djegur me benzinë, lajm që ka kaluar pa u vënë re në media, u ndje e pafuqishme për ti bërë ballë vuajtjeve dhe vendosi t largohej prej jetës, fëmijëve dhe familjes në të njëjtën mënyrë. “Bashkëshorti im i vuri zjarrin vetes nga kushtet e rënda ekonomike, nga papunësia, nga vuajtjet. Ishim pa shtëpi, fëmijët janë në shkollë, vetë jam e sëmurë, flinim pa bukë. Edhe unë tentova të mos i shoh më me sy duke vuajtur fëmijët” rrëfen 32 vjecarja. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›