E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthja e e dekadës, votohet Madona e Britney Spears

ANGLI- Puthja e Madonnas dhe Britney Spearsit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, është votuar si puthja e dhjetëvjetëshit të fundit. Dy këngëtaret kryesuan titujt e mediave botërore me puthjen sensacionale në ceremoninë e vitit 2003, ndërsa departamenti britanik Selfridges e ka etiketuar puthjen e tyre, si puthja më ikonike e dekadës. Puthja pasiononte e Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst nga filmi i vitit 2002, “Spider-Man”, është në vendin e dytë, ndërsa puthja e Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal në filmin e vitit 2005, “Brokeback Mountain”, ka zënë vendin e tretë.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›