Adrian Paci, luftë dhe porno në “Electric Blue”
“Electric Blue” eshte filmi qe artisti i njohur Adrian Paci do te shfaqe neser ne diten e trete te Tirana International Film Festival, realizuar per ekspoziten e tij personale ne Kunsthaus Zurich, disa muaj me pare. Siç mesojme nga kuratori i kesaj performance, Fani Zguro, ky film eshte frymezuar nga nje histori e vertete, ashtu si edhe videoja “Turn On” e prezantuar ne 2005 per Bienalen e Venecias. E ka quajtur “Electric Blue”, duke huazuar emertimin e nje seriali televiziv pornografik, qe shfaqej çdo te premte ne oret e vona te nates ne nje nga ekranet jugosllave. “Electric Blue” ishte jo pak i njohur nga shqiptaret, per te cilet ky program ishte stacioni i vetem per te mesuar çoç me shume mbi seksualitetin, ne nje
kohe qe ne Shqiperi kjo teme ishte teresisht tabu. Per seksin flitej vetem nen ze (nese flitej), ndersa ekrani i vetem televiziv shfaqte tek-tuk vetem ndonje puthje te cunguar ne ndonje film te huaj, per te mos folur per ndonje perqafim, apo ndonje puthje te supozuar, pas ndonje peme, ne prodhimet e Kinostudios. Filmi i Pacit eshte ambientuar ne Shqiperi, ne fillimin e viteve ’90, gjate periudhes se tranzicionit. Ne film rrefehet historia e nje njeriu, i cili enderron te xhiroje filma ne te ardhmen, por qe ne realitet i ndodh krejt e kunderta. I gjendur ne nje udhekryq, mes veshtiresish ekonomike, detyrohet te xhiroje me telekameren e tij dasma dhe funerale, per te vijuar mandej me nje biznes te ri, i cili konsiston ne kopjimin dhe shumefishin e videokasetave pornografike. Ishte veç nje menyre mbijetese. Por nuk qe e thjeshte edhe kjo rruge. Ai detyrohet te shkaterroje keto videokaseta, duke regjistruar mbi to imazhe lufte, te marra nga lajmet ne televizion. Nje tjeter lloj pornografie, por kesaj here politike, qe shkakton viktima. “Rezultati i ketij filmi jane 15 minuta qe nuk kane vetem vleren e dokumentimit historik, por mbi te gjitha i lejojne artistit te reflektoje imtesisht rreth ekzistences se njeriut me te gjitha karakteristikat dhe fenomenologjine e qenies: dashuria, seksualiteti, nostalgjia, ndjenja e fajit, ekonomia e konfliktit, etj. “Electric Blue” eshte historia e nje individi, e cila vijon duke perfshire ngjarje universale. Ky eshte nje aspekt tipik qe hasim ne videot e Adrian Pacit. Ne punet e tij, momentet e ekzistences se individit shnderrohen ne metafora per mbare njerezimin”, thote kuratori Zguro. “Mendoj se elementi me i jashtezakonshem i kesaj historie eshte thellesia e personazhit kryesor. Ështe nje teme komplekse, por ne te njejten kohe e gjitha eshte permbledhur ne jeten e nje personi te vetem. Mu duk shume nxitese. Nga ana tjeter, kjo histori me ka dhene mundesine qe te vendos se bashku, si te ishte nje kolazh, nje grup shume te pasur imazhesh: skena nga jeta e perditshme, skena nga martesa, funerale, seksi, bombardime ajrore, ushtare, trupa te gjymtuar dhe nje galeri e tere fytyrash. Keto jane elemente qe do t’i gjeni gjithnje ne punet e mia”, shpjegon vete autori.
Aktiviteti
Shfaqja e filmit “Electric Blue” mundesohet nga Tirana Art Center, ne bashkepunim me Tirana International Film Festival. Ky eshte prezantimi i katert i Tirana Art Center, pas artisteve Tomas Saraceno, Bert Theis dhe Anri Sala. Nuk eshte hera e pare qe Tirana Art Center bashkepunon me institucione dhe aktivitete paralele per prezantimin e artisteve, sikurse ne rastin e Tomas Saraceno dhe Bert Theis, veprat e te cileve u prezantuan ne bashkepunim me Çmimin “Onufri”. Mesohet se bashkepunimi do te vijoje vitin e ardhshem me “The Promenade Gallery” ne prezantimin e projekteve per 2011. Ne kete rast, Tirana Art Center prezanton filmin e Adrian Pacit “Electric Blue” ne bashkepunim me TIFF, duke e inkuadruar filmin e Pacit brenda programit te TIFF, si projekt special. Filmi do te shfaqet neser ne oren 11.30 ne Qendren e Kultures, Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes, Tirane.
Artisti
Adrian Paci, nje nga artistet me te njohur bashkekohore shqiptare ne bote, ka lindur me 1969 ne Shkoder. Ai jeton dhe punon ne Milano. Punet e tij jane ekspozuar ne muzete dhe aktivitetet me te rendesishme ne te kater anet e botes, si: Istanbul Museum of Modern Art, Center for Contemporary Art Tel Aviv, Kunstverein Hannover, Bonnier Konsthall Stockholm, Kunsthaus Zurich, P.S.1 Contemporary Art Center/MoMA New York, Contemporary Arts Museum Houston, Moderna Museet Stockholm, Centro de Cultura Contemporania de Barcelona, Biennal de Lyon, Athens Biennial, Tirana Biennal, Havana Biennale, Tate Modern London, Museion Bozen, Casino Luxembourg, San Francisco Art Institute, Kunsthalle Fridericianum Kassel, Biennale of Sydney, Biennale di Venezia etj.
Dita e dyte e TIFF
Sot ne oren 09.00 nis dita e dyte e Tirana Film Festival. Gjate seances se pare do te shfaqen 9 filma me metrazh te shkurter, te cilet vijne nga Spanja, Franca, Shqiperia e Singapori. Ne oren 10.00 do te shfaqet “Gomeret e kufirit” nga Jeton Ahmetaj. Ne oren 11.00, regjisori serb Boris Mitic do te zhvilloje nje masterklas me temen “Ato çka nuk ju mesojne ne shkolle”. Ne oren 12.00 nis seanca e dyte, gjate se ciles do te shfaqen 8 filma te tjere me metrazh te shkurter. Ne oren 16.00 eshte rezervuar nje homazh per kineastin francez Claude Chabrol, ku do te shfaqet dokumentari “Claude Chabrol: The free child” nga Jean Bernard Thomasson. Prej ores 17.00 nis seanca e trete e filmave te gjate “Footsteps in the sand” nga IvailoHristov, “The war is over” nga Mitko Panov dhe serish “Donkeys of the border” nga Jeton Ahmetaj.
ALMA MILE