Shtyhet për herë të 12-të “Gërdeci”, sot masat në Apel
TIRANE – Procesi gjyqesor i dosjes “Gerdeci” ne Gjykaten e Tiranes shenoi dje seancen e dymbedhjete radhazi te pazhvilluar. Shkak i deshtimit te seances ishte mungesa e mbrojtesit ligjor te te pandehurit Dritan Minxolli. Nderkohe, mesditen e sotme pritet te shqyrtohet ne Gjykaten e Apelit ankimi i te pandehurve te ketij procesi: Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi, per vendimin e Shkalles se Pare, te dates 6 dhjetor. Behet fjale per vendimin e ndermjetem te treshes gjykuese te dosjes me 29 te pandehur, qe nuk pranoi kerkesen e perseritur te tre te pandehurve te arrestuar per lirim per shkak te tejkalimit te afateve te paraburgimit. “Endja” e shqyrtimit te kesaj kerkese ne shkallet e gjyqesorit duket se eshte edhe “strumbullari” i “ngerçit” ne te cilin eshte futur procesi. Diten e djeshme, kryesuesi i seances, gjyqtari Ridvan Hado, relatoi perpara paleve nje raport mjekesor te paraqitur nga avokati Arben Prifti, mbrojtesi ligjor i te pandehurit Dritan Minxolli ne proces. Sipas raportit, mungesa e avokatit justifikohej per nje periudhe pese ditore. Vete i pandehuri Minxolli nuk ishte i pranishem ne seance dhe rrjedhimisht, gjykata e vleresoi si te pamundur vijimin e seances gjyqesore. Nderkohe, nuk munguan as komentet qe shprehnin dyshim mbi gjendjen shendetesore te avokatit. ar.ba