E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitën 65 mijë lekë në arkën e ujësjellësit

TIRANE – Nje person rreth 20-25 vjeç, pa maske dhe pa arme, ka arritur te grabise rreth 65 mije leke te vjetra ne arken ku kryheshin pagesat e ujesjellesit. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te stadiumit “Selman Stermasi” ne Tirane, ku ndodhej arka e ujesjellesit dhe ne momentin e grabitjes, ne sportel ndodhej vetem nje punonjes. Burime nga policia thane se i riu, i cili sipas punonjesit te arkes, dukej sikur ishte nen efektin e ndonje droge apo te alkoolit, kishte futur doren poshte xhupit dhe duke e kercenuar, e ka detyruar qe t’i jape te gjitha parate qe ndodheshin ne arke. I frikesuar, duke dyshuar se djali mund te kishte ndonje arme zjarri apo ndonje thike me vete, arketari nuk ka bere rezistence dhe i ka dhene parate qe ndodheshin aty, qe sipas tij, mund te kene qene rreth 65 mije leke te vjetra. Burime nga policia e kryeqytetit thane se forcat e Komisariatit nr.2 shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes dhe shoqeruan per te marre ne pyetje arketarin, pasi kryen veprimet procedurale ne vendngjarje dhe fiksuan disa prova dhe gjurme te autorit. Te njejtat burime thane se autori i vjedhjes ende nuk eshte identifikuar, por po punohet per arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›