E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e dekorimeve nga Princ Vidi, Zogu, Enveri deri te Bamir Topi

/* */ /* */ Para 1 of 2 Tjetri var JAThumbnail = new Class({ initialize: function(wrapper){ this._next = wrapper.getElements('.next'); this._prev = wrapper.getElements('.prev'); this._counter = wrapper.getElement ('.counter .item'); this._items = wrapper.getElements('.thumbnail'); this._thumbbox = wrapper.getElement('.ja-thumbnail'); this._curr = 0; if (!this._items || this._items.length 0?this._curr-1:this._items.length-1; if (this.fx) this.fx.stop(); this.fx = new Fx.Elements([this._items[this._curr],this._items[next], this._thumbbox]); var h1 = this._thumbbox.getCoordinates().height; var h2 = this._items[next].getCoordinates().height; this.fx.start ({'0':{'opacity':[0]},'1':{'opacity':[1]},'2':{'height':[h2]}}); this._curr = next; this._counter.innerHTML = this._curr + 1; }.bind(this)); } }, firstrun: function() { if (this._firstrun) { var coor = this._items[this._curr].getCoordinates(); this._thumbbox.setStyles ({'width':coor.width, 'height': coor.height}); this._items.setStyle ('position', 'absolute'); this._firstrun = false; } } }); $$('.ja-thumbnailwrap').each(function(wrapper){ new JAThumbnail (wrapper); });

Pertej ketij argumenti te mbeshtetur ne burime arkivore, studiuesi Filip Rrumbullaku, autori i librit “Dekorimet nga Princ Vidi deri sot”, ne nje rrefim per “Panorama”, sjell nje veshtrim te zgjeruar mbi historine e dekorimeve te shtetit shqiptar qe nis me zbulimin e dekorates se  pare “Made In Albania”, duke i dhene fund dilemes nese i perket periudhes se Pavaresise, Kongresit te Lushnjes, apo te Princ Vidit. Ne shtjellimin kronologjik te praktikes se dekorimeve, Rrumbullaku zbardh fakte e

dokumente te panjohura mbi fluksin e dekoratave te nje periudhe, perqindjen e tyre sipas profesioneve e grupeve sociale, njerezve te shquar te artit, letrave, sportit, etj, mbi raportet ne dekorimet e  zyrtareve te huaj e vendas, teprimet ne perdorimin e dekoratave e deri te paradokset me medaljet qe e kane mbyllur ciklin e vet...
Çfare ploteson ky botim ne kuadrin e historiografise sone?
Ky liber nuk synon te plotesoje ndonje boshllek dhe aq me teper ne historiografi, e cila eshte nje fushe shume e gjere. Do te thosha se ai trajton, mbeshtetur ne burime arkivore, nje aspekt pak te njohur nga historia e institucioneve shteterore dhe posaçerisht nga historia e institucionit te kryetarit te shtetit, qe ka te beje me nje nga detyrimet e tij kushtetuese apo siç quhen ndryshe, me kompetencat e tij, nje nga te cilat jane edhe dekorimet. Mund te them se libri eshte nje perpjekje per te trajtuar historine e dekorimeve shqiptare, e cila eshte e lidhur ngushte me historine e vet shtetit shqiptar dhe historine e institucionit te kryetarit te shtetit.
Atehere mund te thuhet se dekorimet kane nisur qysh me lindjen e shtetit shqiptar?
Mund te pohohet me siguri se me ardhjen e Princ Vidit ne krye te shtetit te ri shqiptar, kane nisur edhe dekorimet e para shqiptare. Ne botime te ndryshme rreth mbreterimit te shkurter te Princ Vidit, nder te cilet me i besueshmi eshte ai i sekretarit te tij personal Armstrong, paraqiten fakte te shumta mbi dekoratat e akorduara nga Princ Vidi. Ështe i njohur dekorimi me urdhrin “Shqiponja e Zeze” i kolonelit holandez Tomson, menjehere pas vrasjes se tij nga forcat rebele, qe kishin rrethuar qytetin e Durresit. Ne liber permenden gjithashtu burime arkivore mbi dekorime me urdhra e medalje te ndryshme te zyrtareve shqiptare e te vullnetareve te huaj austriake e rumune qe kishin ardhur ne sherbim te Vidit. Madje, ne jo pak familje shqiptare ruhen si relike edhe dekorata te akorduara nga Princ Vidi gjate vitit 1914. Ne kapitullin e pare te librit paraqitet njera prej tyre, nje medalje bronzi se bashku me certifikaten perkatese me firmen e marshallit te Pallatit Mbreteror, Sami Bej Vrioni dhe vulen mbreterore.
Çfare ofron per lexuesit libri “Dekorimet nga Princ Vidi deri sot”?
Ajo çka thame me lart ka te beje me kapitullin e pare “Monarkia shqiptare: Urdhrat e medaljet”, e cila nis me dekorimet e kryera nga Princ Vidi dhe vazhdon me ato te periudhes se drejtimit te shtetit shqiptar nga Ahmet Zogu, si president dhe me pas si mbret. Pas largimit te Princ Vidit deri ne vitin 1925 nuk mund te behet fjale per dekorime shqiptare. Gjate ketyre viteve, shume zyrtare, prijes apo komandante lokale shqiptare mbanin jo pa krenari ne gjoksin e tyre medaljet e akorduara nga disa shtete te tjera, ushtrite e te cilave kishin kryer apo kryenin veprime luftarake ne territorin shqiptar.
Dekorata e pare e krijuar nga Ahmet Zogu eshte “Urdhri i Skenderbeut”, i cili i perket muajit dhjetor, 1925. Kjo eshte edhe dekorata qe pati perdorim me te gjere. Sipas statistikave te nxjerra nga burimet arkivore, mbi 95 per qind e dekorimeve nga Ahmet Zogu apo afro 1200 dekorime, duke perjashtuar ketu dekorimet me medaljen “Ne kujtim te shokeve te mi”, jane bere vetem me urdhrin e Skenderbeut. Ai ishte nje urdher merite i modelit kaloresiak, me pese shkalle: Kordoni i Madh, Oficeri i Madh, Komandanti, Oficeri dhe Kaloresi. Mbreti Zog kishte te drejten ligjore – nje e drejte kjo ne çdo familje mbreterore – te mbante shkallen e pare te ketij urdhri dhe te gjithe urdhrave te tjere te krijuar prej tij. Pas ketij urdhri, u krijua urdhri “Besa” dhe “Kolieri i Nderit i Shqiperise” qe u perdoren kryesisht per kryetaret e shteteve dhe qeverive te huaja, urdhri dhe medalja e trimerise me nga tri klase secila dhe medalja “Ne kujtim te shokeve te mi”, e cila iu akordua te gjithe bashkepunetoreve te Ahmet Zogut qe ndihmuan per rikthimin e tij ne pushtet. Ne kete kapitull paraqiten edhe lista me emra te zyrtareve vendas apo te huaj te dekoruar nga mbreti Zog, te nxjerra nga burimet arkivore. Ne vitet ‘30 u bene perpjekje per krijimin e disa medaljeve te reja, si ajo per xhandarmerine, nxitjen e puneve ne ekonomine bujqesore, shtimin e miqve te kombit shqiptar, projekte keto qe moren edhe miratimin nga Parlamenti, por pa arritur te implementoheshin.
Ne kapitullin e dyte trajtohet krijimi i nje strukture te re dekoratash dhe dekorimet me to gjate viteve 1945 deri ne vitin 1990 per merita ne lufte, ne pune, ne fushen ushtarake, te artit e kultures, per nenat me shume femije, etj. Ne kete kapitull trajtohet edhe dekorimi i shtetasve te huaj per kontributin e tyre gjate luftes apo projektimin dhe ndertimin e objekteve te medha industriale. Struktura e dekoratave pas çlirimit te vendit, e krijuar gjate 20 vjeteve, 1945 deri 1965, permbante tri grupime me tituj nderi, urdhra e medalje, ku me kryesoret ishin Heroi i Popullit, Heroi i Punes Socialiste, Mesues i Popullit, Artist i Popullit, Urdhri i Lirise, Urdhri Ylli Partizan, Medalja e Kujtimit, Medalja e Çlirimit e ndonje tjeter. Megjithese nuk ka statistika te sakta, llogaritet se gjate kesaj periudhe 45-vjeçare vetem urdhra e medalje pune duhet te jene akorduar mbi njeqind mije cope.
Ne kapitullin e trete trajtohen disa momente nga puna me dekorimet pas vendosjes se pluralizmit politik, ku lexuesi meson se deri ne mesin e viteve ‘90, pra, deri ne miratimin e nje ligji te ri ne prill 1996, shteti demokratik shqiptar perdori pjesen me te madhe te atyre dekoratave qe i perkisnin nje sistemi politik te tejkaluar. Ky handikap mund te shpjegohet me faktin se elita e re politike nuk kishte vleresimin dhe kulturen e nevojshme shteterore per nxitjen e stimulimin me simbolet perkatese te atyre vlerave e meritave te shtetasve qe ndikojne ne forcimin dhe perparimin e shoqerise. Kapitulli i fundit “Merita dhe dekorata” trajton disa probleme qe lidhen pikerisht me rolin promovues te shtetit ndaj meritave te shtetasve, duke e vleresuar dekorimin si nje kompetence te rendesishme te kryetarit te shtetit, qe mund te realizohet vetem nepermjet nje procesi bashkepunimi institucional. Mund te pohohet se ky rol promovues nuk ndihet me forcen e nevojshme dhe ne kohen e duhur. Ja, bie fjala, kemi permbytjet e ketyre diteve ne veri apo ne disa zona te tjera te vendit. Ështe e vertete se strukturat shteterore jane ngritur ne kembe per perballimin e pasojave dhe me siguri do te mendohet qe ne te ardhmen do te behen analiza per te menjanuar shkaqe apo faktore qe ndikuan negativisht ne permasat e kesaj drame, si dhe per te reaguar me mire e ne menyre te mjaftueshme me masa emergjence. Do te shtoja: a nuk ka vend qe te nderohen e vleresohen edhe nepermjet dekorimeve ato struktura, ata shtetas, ata police, ushtarake, mjeke, biznesmene, ekipe vendase e te huaja, etj., per organizimin, sakrificat e mobilizimin vullnetar, aktet e bamiresise, te trimerise, shpetimin e jeteve njerezore e te pasurise materiale? Madje, kjo eshte nje situate lufte dhe nuk ka pse te pritet perfundimi i saj, aq me teper t’i lihet spontanitetit dhe improvizimeve…
Ne liber trajtohet nje histori dekorimesh njeqindvjeçare, e shtrire ne disa periudha: te monarkise, te socializmit dhe te demokracise ne keto 20 vitet e fundit. A mund te na thoni se ne cilen periudhe ka qene me i plote kuadri ligjor i punes me dekorimet dhe nese keto, pra, dekorimet, jane pare vetem si nje pune thjesht honorifike?
Dokumentet e shumta te ofruara nga burimet arkivore e ndihmojne lexuesin e interesuar te njihet me informacione dhe situata konkrete, qe e shtyjne te arrije ne perfundime se si eshte perdorur ky mjet - dekorimi - nga kryetari i shtetit, si ka qene interesimi personal i mbretit, i presidentit apo i sekretarit te pare te partise ne pushtet dhe deri te presidentet e periudhes se pluralizmit per krijimin e dekoratave, si e kane perdorur ata kompetencen e dekorimeve dhe si e kane ndertuar politiken e dekorimeve. Perfundimet mund te jene te ndryshme edhe per shkak te perceptimeve individuale dhe ndikimeve politike. Por ka nje moment per te cilin te gjithe duhet te jemi ne nje mendje: çdo urdher, çdo medalje e akorduar nga kryetari i shtetit duhet te jepet vetem atehere dhe vetem atij qe ka shfaqur nje vlere te veçante, qe ka dhene nje kontribut te dukshem, qe ka manifestuar nje akt heroizmi, qe ka treguar, po te shprehemi me nje fjale: MERITA. Ne kete menyre, shteti mban nje qendrim aktiv dhe promovues ndaj merites. Ai e mban dhe eshte e nevojshme ta mbaje kete qendrim sepse eshte ne interesin e tij, eshte pjese e detyres shteterore, qe ne emer te shoqerise te falenderohet e t’i shprehet mirenjohja shtetasit me merita. Kjo eshte nje detyre jo e lehte, pasi kerkohet te besh dallimin ne rrethanat kur nuk eshte dhe aq e lehte per ta bere ate, kerkohet te veçohet me i miri ne rrethanat kur jo pak prej nesh nuk e pranojne se nuk bejne pjese te me te miret, kerkohet te percaktosh ate qe ka merita ne kushtet kur secili nga ne mendon se ka me shume merita se te tjeret, kerkohet te marresh vendimin per te dhene nje dekorate, kur te gjithe mendojne se u takon ajo. Kur shteti e njeh, e identifikon dhe e vlereson dekorimin vetem ne raport me meriten, atehere ai kryen nje detyre te rendesishme, paçka se ajo mund te quhet honorifike.

AFRIM IMAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›