Grabitën me armë katër banka, 4 arrestohen, një në kërkim
TIRANE - Policia e Tiranes arrestoi dje kater persona dhe shpalli ne kerkim nje tjeter, me akuzen se jane autore te grabitjes se disa bankave gjate periudhes 2008-2010. Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, ne nje konference per shtyp, informoi dje per finalizimin e operacionit “Ombrella”, i realizuar pas hetimeve qe kane zgjatur 9 muaj nga oficeret e Seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme. Sipas kreut te policise, ne pranga perfunduan shtetasit Fatjon Deliu, Markeljano Nuro, Gerald Gordi dhe Ervis Domi, ndersa u shpall ne kerkim policor Admir Zyko, bashkepunetor i te arrestuarve. “Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ne bashkepunim me Shoqerite e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike, kane marre masa te posaçme per rritjen e masave te sigurise ne bankat e nivelit te dyte, per mbarevajtjen e zhvillimit normal te aktivitetit bankar”, deklaroi dje drejtori Tonin Vocaj. Sipas tij, kater personat e arrestuar ne bashkepunim me te pestin, qe eshte shpallur ne kerkim, akuzohet se kane grabitur me arme filialin e Bankes Kombetare Tregtare, ndodhur me date 17 shkurt 2010, ne rrugen “Myslym Shyri” ne Tirane. Per kete rast, nje nga rojet e sigurise u shoqerua dhe u procedua penalisht, pasi ne momentin e grabitjes nuk ndodhej ne sherbim. Autoret munden te vjedhin 5 milione leke te vjetra, ndersa policia vuri ne dispozicion te informatoreve 10 milione leke te vjetra si shperblim. Po keshtu, sipas burimeve zyrtare nga policia, keta persona dyshohet se jane te perfshire edhe ne kater raste te tjera grabitjesh bankash ne Tirane, dy gjate vitit 2008 dhe dy te tjera gjate ketij viti, ku dyshohet se mund te kene bashkepunuar edhe me persona te tjere. Sipas policise, po zhvillohen hetime ne lidhje me perfshirjen e mundshme te tyre ne grabitjen e filialit te “NBG Bank”, ndodhur me date 1 gusht 2008, ne autostraden Tirane–Durres; te filialit te “Raiffeisen Bank”, ndodhur me 26 dhjetor 2008, ne Laprake. Gjithashtu, edhe per grabitjen e “Tirana Bank”, ndodhur me date 6 maj 2010, dhe te filialit te “NBG Bank”, ndodhur me 2 korrik 2010, te dyja keto banka qe ndodhen ne rrugen dytesore te autostrades Tirane-Durres. TE ARRESTUAR
1. Fatjon Deliu, 24 vjeç
2. Markeljano Nuro, 20 vjeç
3. Gerald Gordi, 20 vjeç
4. Ervis Domi, 22 vjeç
5. Admir Zyko, u shpall ne kerkim