Komunizmi, atëherë kur dekoronim 200 kinezë në një ditë
Sindromi i zemergjeresise per dekorimin e te huajve, ne veshtrimin e studiuesit Filip Rrumbullaku, nuk ka qene nje dukuri vetem e periudhes se komunizmit, por ajo ka shoqeruar tere historine e shtetit shqiptar. Te pakten nga hulumtimet e tij, numri i te huajve te vleresuar me dekoratat “Made In Albania” ne harkun e nje shekulli, kalon mbi dy mije. Si prirje e vendeve te vogla e te varfera per ta demonstruar me tepri sajdisjen e nderimin per te huajt, ne rastin tone, sipas Rrumbullakut, ka kaluar çdo lloj caku, madje deri ne kufijte e absurdit. Ka ndodhur, vren autori i librit
“Dekorimet nga princ Vidi deri sot”, qe vet perfaqesuesit e vendeve partnere, te bejne vrejtje e korrogjime per keto teprime ne aspektin e dekorimeve. Ne vijim Rrumbullaku sjelle nje statistike kronologjike te dekorimeve qe nga viti 1914 e deri sot...
Njohja me dekorimet e shtetasve te huaj, te krijon pershtypjen se shteti shqiptar eshte treguar i pakursyer ne dekorimet e tij. Si mund te shpjegohet kjo?
Dekorimet e shtetasve te huaj nga shteti shqiptar duhen pare kryesisht ne tri linja: e para, dekorime kortezie ne funksion te linjes politike, duke nderuar kontributet e perfaqesuesve te larte te aktoreve politike per forcimin e marredhenieve politike e diplomatike te vendit me vendet e tjera; e dyta, dekorimet e shtetasve te huaj, qe kane dhene kontribute e kane shfaqur merita kryesisht ne fushen ekonomike dhe, kuptohet qe keta shtetas te huaj u perkasin atyre vendeve, me te cilat vendi yne ne periudha te caktuara ka pasur marredhenie te ngushta politike dhe ekonomike; se treti, dekorime per ata shtetas te huaj kontributi i te cileve eshte shfaqur kryesisht ne fushen intelektuale, shkencore, kulturore e artistike. Ne te gjitha periudhat qe ka kaluar shteti shqiptar, sikurse del nga burimet arkivore, ka pasur dekorime ne te tria keto drejtime, ne raporte te caktuara, duke zoteruar here njeri e here tjetri. Gjate periudhes se monarkise shqiptare vihet re dekorimi me shumice i zyrtareve italiane, te cilet zene me shume se gjysmen e dekorimeve te zyrtareve te huaj; ketu mund te shtohet se shumica e medaljeve shqiptare u eshte akorduar ushtarakeve italiane te atashuar prane ushtrise shqiptare. Nder afro 170 dekorime me shkallen me te larte te Urdhrit te Skenderbeut - ate te Kordonit te Madh, 142 u jane akorduar zyrtareve te larte te huaj; ne kete shifer, pjesen me te madhe e zene politikane, ushtarake e diplomate italiane me 40 per qind. Burimet arkivore qe kam permendur ne liber tregojne jo pak edhe mbi propozime te pajustifikuara, per te bere me teper nje sajdisje, qoke a nder personal, çka duket edhe nga qendrimet kritike te mbretit Zog ne vitin 1931, 1937 e 1938.
Kur mund te thuhet se fillojne dekorimet e shtetasve te huaj?
Historia e dekorimeve te shtetasve te huaj fillon gjate periudhes se Princ Vidit, pra, ne vitin 1914. Disa dite pas mberritjes se tij ne Shqiperi, nje grup anijesh te marines ushtarake te detit Adriatik te komanduara nga Luigi Amedeo, nip i mbretit italian Viktor Emanueli II, i njohur edhe si Duka i Abrucios, beri nje vizite zyrtare ne portin e Durresit. Komandanti i marines italiane te Adriatikut u ftua nga Princ Vidi per dreke zyrtare ne pallatin mbreteror. Gjate drekes, Vidi – kryetari i shtetit te ri shqiptar, i akordoi Dukes ne prani te anetareve te qeverise shqiptare dhe te diplomateve te huaj, shkallen me te larte te urdhrit “Shqiponja e Zeze”, “Kordonin e Madh”. Kjo mund te quhet dhe dekorata e pare shqiptare akorduar nje shtetasi te huaj, me sakte, nje zyrtari te larte te huaj. Gjate periudhes se shkurter te mbreterimit te Princ Vidit ne Shqiperi, u nderuan me urdhra e medalje shqiptare disa qindra vullnetare te huaj qe kishin ardhur ne sherbim te tij, kryesisht austriake e rumune, çka deshmohet nga kujtimet e sekretarit te tij Armstrong, te botuara edhe ne shqip.
Cilat jane ndryshimet midis monarkise dhe komunizmit ne dekorimet e te huajve?
Nese do duam te bejme krahasime midis dy periudhave, mund te thuhet se ne thelb nuk ka ndryshime. Ne çdo sistem, dekorimet jane nje nderim shteteror kontributesh e meritash me protokoll, me ceremoni. Por protokolli dhe ceremonia kane qene me shprehese ne sistemin monarkik, çka me pas erdhi duke u dobesuar. Nese themi se gjate monarkise ka pasur dekorime politike, ato kane vazhduar edhe me vendosjen e pushtetit popullor. Jane dekoruar delegacionet e huaja te nivelit te larte ne kohen e Zogut, ka vijuar me te njejtin intensitet dekorimi i tyre edhe ne kohen e Enver Hoxhes. Ka ndryshuar vetem objekti i dekorimeve, ne varesi te orientimit politik te vendit. Nese shumica e dekorimeve shqiptare ne kohen e Zogut shkonte per zyrtaret e larte italiane, me pas, ato u drejtuan tek ata jugosllave, sovjetike e deri te zyrtaret e larte te vendeve te tjera te ish-kampit socialist, apo nga vende te tjera. E dini se dekorata te larta shqiptare si Urdhri i Lirise, ai “Per veprimtari patriotike”, etj., jane akorduar nga shteti shqiptar ne vitin 1974 per anetaret e nje delegacioni te larte te qeverise mbreterore kamboxhiane, megjithese ne ato vite Kamboxhia, e perfshire ne nje lufte civile, konsiderohej si nje vend aleat ne “frontin antiimperialist amerikan?”. Dekorata te tilla akordoheshin ne emer te “luftes ndaj superfuqive” te kohes dhe per t’i treguar opinionit te brendshem se ne nuk ishim nje vend i izoluar, perkundrazi, kishim mjaft aleate e miq ne bote. Ajo qe mund te veçohet lidhur me dekorimin e shtetasve te huaj pas çlirimit te vendit eshte dekorimi i partizaneve italiane, te cilet pas kapitullimit te Italise fashiste u inkuadruan ne formacionet partizane shqiptare dhe luftuan deri ne çlirimin e plote te vendit. Dekorimi i tyre u zvarrit dhe vazhdoi rreth 40 vjet, per shkak te pasaktesive teknike, prirjes se pakuptimte per verifikimin e qendrimeve te tyre te mevonshme politike dhe mungeses se bashkepunimit me qeverine italiane. Nje numer i madh radiogramesh midis ambasadave tona me MPJ shqiptare ne vitet 50, 60 e 70 tregojne qarte se sa pak vemendje kushtohej per te deshmuar seriozitetin e nje dekorimi, dhe sa pak hapesira per te vepruar me iniciative mbeteshin per diplomatet shqiptare te komanduar nga burokracia partiake dhe mentaliteti komunist.
Nga libri del se ka pasur nje fluks te madh dekorimesh te shtetasve te huaj gjate periudhes se sistemit komunist. Si e shpjegoni ju kete?
Ështe e vertete. Ndoshta kjo eshte nje karakteristike e vendeve te vogla e te varfra, te cilat e kane me tepri edhe mikpritjen, edhe sajdisjen, edhe nderimin ndaj te huajve, ne pergjithesi. Teprimet jane gjithashtu pjelle e nje kompleksi inferioriteti, e mungeses se protokollit ne disa raste, ndoshta dhe e synimit per te perfituar sa me shume nga miku. Te gjitha keto, kush me shume e kush me pak, here njera e here tjetra, veç e veç apo se bashku kane ndikuar edhe ne teprimet lidhur me propozimet per dekorimet e shtetasve te huaj. Çfare mund te thuhet me teper kur vete perfaqesuesit e huaj diplomatike, ne menyre miqesore, kane bere verejtje per keto teprime?
Cilat jane disa nga veçorite e ketij procesi pas viteve ‘90?
Lidhur me kete pyetje, mendoj se dekorimet e shtetasve te huaj pas viteve ‘90 nuk mund te karakterizohen nga dallime thelbesore ne krahasim me periudhat e meparshme, monarkine apo sistemin komunist. E kam fjalen per thelbin e problemit. Ështe e vertete se ka ndryshim ne sistemet politike: ne fillim kemi monarkine, pastaj pushtetin komunist e me pas shtetin demokratik. Po aq e vertete eshte se ka ndryshim ne sistemet ekonomike dhe ne ate te prones. Por mendoj se eshte ende shume shpejt per te folur per ndryshime te medha ne mentalitetin e drejtimit te shtetit. Edhe ne fushen e dekorimeve, si nje aspekt i veçante i drejtimit te kryetarit te shtetit, nuk mund te thuhet se ka nje vizion te ri mbi bazen e merites dhe vetem te merites, perderisa dekorimet jane fryt me teper i spontanitetit sesa i studimeve, i vrojtimeve te vlerave, kontributeve dhe meritave.
Ne punimin tuaj permendet dekorimi i disa artisteve te huaj dhe harresen qe ka ndodhur me pas me ta...
E kini fjalen kryesisht per regjisorin e famshem rus Ilija Kopalin dhe aktorin e njohur Akaki Horava. I pari ka xhiruar dy nga filmat e pare dokumentare per Shqiperine, ne fund te viteve ‘40 dhe ne fillim te viteve ’50, per te cilat edhe eshte dekoruar me Urdhrin e Lirise e te Punes te klasit te pare, si dhe per formimin e nje brezi te pare kineastesh shqiptare. Homazhi me i mire per te jepet ne librin me kujtime te Xhanfize Kekos, “Ditet e jetes sime”. I dyti, Akaki Horava u nderua me Urdhrin e Lirise te klasit te pare per interpretimin e rolit kryesor ne filmin artistik “Skenderbeu”. Pra qe te dy, me meritat dhe kontributet e tyre ne kinematografine shqiptare, bejne pjese ne asetet e kultures se botes shqiptare. Megjithate, mungesa e nje tradite dhe edukate per te njohur e transmetuar vlerat, si para ashtu dhe gjate viteve ‘90, duam apo s’duam ne, i hap udhe veprimit te mekanizmit te harreses dhe largimit nga vemendja e opinionit te vlerave te personaliteteve intelektuale, te cilet kane kontribuar ne jeten kulturore e shkencore shqiptare. Kopalini dhe Horava nuk permenden as ne botimin akademik te koheve te fundit, sikurse eshte Fjalori Enciklopedik Shqiptar.
Dekoratat e veçanta per njerezit e artit
Pas nje viti doli nje ligj tjeter mbi krijimin e titujve te nderit ne sektorin e arteve. Sipas ligjit te ri, veç titullit “Artist i Popullit”, do te akordoheshin edhe titujt “Piktor i Popullit”, “Skulptor i Popullit”, “Artist i Merituar”, “Piktor i Merituar” dhe “Skulptor i Merituar”, etj. Per here te pare, ne vitin 1961 u shpallen 11 titujt e pare. Keshtu titulli “Artist i Popullit” iu akordua Aleksander Moisiut, Tefta Tashko Koços, Zef Jubanit, Mihal Popit, Naim Frasherit, Loro Kovaçit, Pjeter Gjokes, Marije Krajes dhe Kristo Konos. Nderkaq me titullin “Piktor i Popullit” u celebrua Vangjush Mio, nderkohe qe Odise Paskali u shpall “Skulptor i Popullit”. Tridhjete e nente te tjere u nderuan me titullin “Artist i Merituar”, si Kadri Roshi, Marije Logoreci, Besim Levonja, Besa Imami, Mihal Stefa, Lazar Filipi, Jorgji Truja, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Mentor Xhemali, Avni Mula, Lluk Kaçaj, Lola Gjoka, Luçije Miloti, Fitnete Rexha, Pandi Stillo, Endri Keko, Çesk Zadeja, Preng Jakova, Baki Kongoli, Pjeter Dungu, Gaqo Avrazi, Konstandin Trako, Mustafa Krantja, Zef Kolombi, Nexhmedin Zajmi, Simon Rrota, Zef Bumçi, Abdurrahim Buza, Foto Stamo, Hysen Devolli, Janaq Paço, Kristina Hoshi dhe Llazar Nikolla. Qe nga dekorimet e para e deri ne fillimin e viteve 1990, pati edhe dekorime te tjera, siç ishin ato per kengetaret e shquar Vaçe Zela, Gaqo Çako, Mentor Xhemali e Avni Mula, por edhe te disa artiste te tjere, per te cilet regjimi nuk i kurseu nderimet duke leshuar “pe” edhe per ndonje “cen” biografik. Ne fund te viteve ’70, keta tituj nderi iu akorduan nje brezi tjeter artistesh, ku me “Artist i Popullit” u nderua Jorgji Truja, Lola Gjoka, Pandi Stillu, Ndrek Luca, Sulejman Pitarka, Piro Mani, Tinka Kurti, Gaqo Avrazi, Prenk Jakova, Tish Daia e Demir Hyskja. Me “Piktor i Popullit” Sali Shijaku e Abdurrahim Buza dhe “Skulptor i Popullit” Kristaq Rama, Muntaz Dhrami e Shaban Haderi. Pesembedhjete veta u dekoruan me “Artist i Merituar” dhe “Piktor i Merituar”. Ne mesin e viteve ’80 u nderuan me titullin “Artist i Popullit” regjisorja Xhanfize Keko dhe kompozitori Nikolla Zoraqi; me “Skulptor i Popullit” Janaq Paço. Ne vitin 1989 u nderuan me “Artist i Popullit” Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Ibrahim Madhi, Feim Ibrahimi, Serafin Fanku, Pjeter Gaci, Agron Aliaj, Sokrat Miho, Endri Keko e Piro Milkani. Te gjithe te dekoruarit, me shkelqimin e tyre profesional,e kishin “detyruar” shtetin qe te noterizonte kontributet dhe meritat e tyre artistike, megjithese pa shperblimin e nevojshem.
Nena me dhjete femije, “Nene heroine”
Ishte fillimi i viteve ‘50 kur u celebruan dekoratat per nenat me shume femije. E para e ketij lloji ishte “Medalja e Nenes” qe u pasua me Urdhrin “Lavdi Nenes”. Disa vite me vone u krijua nje dekorate tjeter me e larte, “Nene Heroine”. Ishin keto dekorata qe kishin krijuar emer ne disa vende te kampit socialist. (Urdhri “Lavdi Nenes” dhe “Nene Heroine” ishin krijuar ne BS ne vitin 1944). Sipas dekretit perkates, dekorohej me “Medalje Nenes” gruaja qe ka lindur 6 femije dhe me “Lavdi Nenes” gruaja me 9 femije. Sakaq, titulli “Nene Heroine” sipas nje ligji te veçante u akordohej grave me dhjete femije e lart, kur femija me e vogel ka arritur moshen 1 vjeç dhe te tjeret jane te gjalle ose kane rene deshmore te atdheut. Nje fluks i tere dekorimesh per nenat me shume femije ishte pjese e propagandes se partise per politiken socialiste te shtimit te popullsise dhe rritjen e mireqenies ne fshat, duke perjashtuar ndikimin e tradites dhe te faktoreve qe ndikonin sidomos ne fshat - nivelin e ulet ekonomik e kulturor.
Zbulohen dekoratat e Zogut per gjermanet,qe i dorezuan “Mercedes”-in e Hitlerit
Te dekorohen miqte nga Gjermania! Me kete urdher te Mbretit Zog te vitit 1938 u dekoruan zyrtaret gjermane, qe i sollen dhuraten e Hitlerit me rastin e marteses. “Mercedes”-i i famshem i adresuar per monarkun shqiptar nga kancelari i Gjermanise, Adolf Hitler, u shperblye nder te tjera edhe me dekorata nga me te lartat e kohes. Siç rezulton nga burimet arkivore, me mberritjen e “peshqeshit” te veçante, mbreti porositi ministrin e Jashtem Ekrem Libohova qe te bente propozimin e dekorimit per zyrtaret gjermane te cilet i dorezuan atij dhuraten e mikut europian. Kreu i diplomacise shqiptare, pa u vonuar nisi proceduren. Me poshte botojme tekstin e plote te shkreses se Libohoves.
DOKUMENTI
Mbretnija Shqiptare
Ministria e Puneve te Jashtme
Drejtoria e Protokollit
Nr.2340/A.II
Tirane, me 8.6.38
Sipas deshires se shfaqur nga Nalt Madhnija e Tij Mbreti per te nderuar me nga nje dekorate shqiptare personalitetet, te cilat u interesuan per te derguar dhe dorezuar peshqeshin qe Shkelqesia e tij, Kancelari i Gjermanise Adolf Hitleri i beri Nalt Madhnise me rastin e marteses, kemi nderin te propozojme dekorimin e ketyre personaliteteve:
1. Shkelqesia e Tij, zoti Dr. Eberhard von Pannvitz, i derguar i jashtezakonshem i Gjermanise prane Oborrit Mbretnuer ne Tirane, me dekoraten “Kordon i Madh” i Urdhrit te Skenderbeut
2. Shkelqesia e Tij, zoti minister, Viço von Buloe-Scheante, shef i protokollit prane Ministrise se Puneve te Jashtme ne Berlin, me dekoraten “Kordon i Madh” i Urdhrit te Skenderbeut.
3.Zoti Direktor Yakob Ëerlin, me dekoraten “Komander” i Urdhrit te Skenderbeut.
4.Zoti Ernst Seiler, me dekoraten “Kamores”, i Urdhrit te Skenderbeut.
Gjithashtu, per te nderuar me nje dekorate shqiptare zotin Thomas de Marffy Mantuano, sekretar i dyte i legates se Ungarise ne Rome, i cili dorezoi ne Tirane peshqeshin e Naltesise se Tij Serenissime Regjentit te Ungarise, kemi nderin t’ju propozojme edhe dekorimin e Zoterise se Tij me dekoraten “Oficer” i Urdhrit te Skenderbeut.
Afrim Imaj