E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Korrupsioni, prioritet i prokurorisë

TIRANE – Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, zhvilloi dje nje takim me drejtuesit e Njesive Task Force Antikorrupsion ne prokurorite e rretheve. Takimi i zhvilluar ne kuader te mbylljes se vitit 2010 ka sherbyer qe prokurorja e Pergjithshme te jape disa “porosi” ne lidhje me intensifikimin e punes kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik. Pasi ka marre ne analize treguesit e punes per vitin 2010 ne takimin me drejtuesit e njesive ne Tirane, Korçe, Vlore, Fier dhe Shkoder, kryeprokurorja  tha se lufta ndaj veprave penale te korrupsionit, krimit te organizuar dhe pastrimit te parave, mbeten prioritet per prokurorine. Sipas Ina Rames, suksesi ndaj ketyre krimeve mund te arrihet nepermjet zbatimit te plote dhe rigoroz te ligjit, si dhe me rritjen e bashkepunimit ndermjet institucioneve shteterore. “Lufta kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik eshte jo vetem nje prioritet i prokurorise, por edhe nje çeshtje sensitive ne opinionin publik, ndaj njesite e specializuara duhet te jene me proaktive ne punen e tyre, duke u orientuar te nisin hetime kryesisht per çeshtje te ndryshme sipas dinamikes se ngjarjeve”, tha kryeprokurorja dje ne takim. Ajo kerkoi qe policia gjyqesore te jete me aktive ne zbulimin dhe referimin e dosjeve penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›