E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriana Lima, gërvisht dhe shikoje nudo tek “V Magazine”



Nudo, e bukur dhe e mbuluar vetëm nga “V”-ja e “V Magazine”, revista më prestigjioze, e cila u ka dedikuar lexuesve të saj një kopertinë tërësisht speciale, gërvisht dhe fito. Duke gërvishtur “V”-në, në fakt lexuesit mund ta shohin modelen krejtësisht nudo. Ajo është braziliania 29-vjeçare, Adriana Lima, e cila para disa ditësh është shpallur modelja e tretë më e paguar e planetit. Nënë e një vogëlusheje 6-muajshe, ka një fizik perfekt dhe në formë. Ajo nuk ka ndërmend të shkëputet nga pasarelat dhe është e martuar me shahistin serb Marko Jaric. Lima shprehet se kurrë nuk ka menduar të heqë dorë nga ky profesion fitimprurës, pasi gjithçka shkon mirë. Edicioni spanjoll e vendos Adrianën në klasifikimin e 50 trupave femërorë më seksi në botë dhe jo më kot ajo vendos të pozojë nudo.

25 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›