E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriani realizon “Virtual Diva”

Adrian Gaxha, i cili viteve të fundit njihet për këngët e tij pop-folk, ka realizuar edhe një këngë, e cila i takon zhanrit rep.

Kënga e re “Virtual Diva” e Adrianit është një këngë e realizuar në bashkëpunim me reperët Tyzeee & Skipi, përderisa është dëgjuar nëpër televizionet shqiptare në Maqedoni.

Megjithatë, Gaxha është kritikuar për këtë këngë, pasi që kritikët e muzikës kanë thënë se atij nuk i shkon zhanri i repit dhe bën mirë që të kthehet në zhanrin e mëparshëm.

Gaxha, ndërkaq, më parë ishte zënë nga disa paparazzi të Shqipërisë duke ngrenë bukë afër një kontejneri dhe ishte thënë se ka ngrenë bërllok.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›