E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajt: Interi, një shans luksi për karrierën time

ROME-Një mundësi luksi. Kështu e ka përkufizuar sulmuesi i Liverpulit Dirk Kajt një kalim të mundshëm tek Interi, ku do të gjente ish-trajnerin e tij Rafa Benitez. Holandezi ka folur sot për të përditshmen Daily Mail në lidhje me një kalim të mundshëm në San Siro, duke e quajtur këtë një shans të artë. “Të enjten, gjatë ndeshjes së Europa League kundër Trabzonsporit, drejtuesit e Liverpulit më informuan se kishte ardhur një faks nga Interi, - ka treguar Kajt. – Për mua, kjo mund të quhet një mundësi luksi”, shtoi ai. Fjalët e Kajt kanë ardhur vetëm 24 orë pas daljes publike të trajnerit të Liverpulit Roi Hoxhson, i cili e kishte quajtur të pashitshëm Maskeranon dhe holandezin. Por, Morati i ka premtuar Benitezit t’i sjellë pikërisht Dirk Kajt.

(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›