Superliga, probleme në ndeshjen barazim Tirana-Elbasani
TIRANE-Elbasani dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e javës së parë të zhvilluar në stadiumin “Rruzhdi Bizhuta”. Kryendeshja e kësaj jave ka dhuruar emocione, por një nivel të dobët loje si edhe incidente të shumta në fushë. Thuajse e gjithë pjesa e dytë e takimit është luajtur nën breshërinë e shisheve të hedhur nga tifozët e Elbasanit, të cilët protestuan tek arbitri për një penallti të dhënë në favor të Tiranës. Ndërkohë, në fund edhe vetë arbitri anësor është goditur me shishe, por që për fat e preku në sup dhe jo në kokë. Ndeshja nisi në mënyrë të ekuilibruar, ndonëse Tirana kishte një diferencë të dukshme në kualitet. Në mesin e pjesës së parë, një gabim në mbrojtje i Sinës bëri që Elbasani të realizonte golin e avantazhit me anë të Ristevskit. Në pjesën e dytë, Tirana hidhet e gjitha në sulm, duke krijuar probleme të mëdha në portën e Elbasanit. Në minutën e 62-të, Hetlem Çapja ndalon topin me dorë pranë vijës fatale dhe për arbitrin është penallti e karton i kuq. Protestat e lojtarëve të Elbasanit ishin se Çapja e preku topin pa dashje. Andi Lilës ndërkohë iu desh ta gjuante penalltinë dy herë, sepse në momentin e goditjes së parë nuk kishte dalë ende nga loja Çapja. Por, mbrojtësi i Tiranës në të dy rastet realizoi. Pas këtij momenti, pjesa anës fushës u mbulua me shishe pafund, hedhja e të cilave vazhdoi deri në fishkëllimën finale të gjyqtarit.
Ndërkohë, në takimet e tjera të ditës së dielë, Vllaznia mposhti 3-2 Bylisin në Lezhë, falë dy golave të shënuar në minutat e fundit të takimit. Në mbrëmje, Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Java e parë do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa-Skënderbeu.
Ndërkohë, në takimet e tjera të ditës së dielë, Vllaznia mposhti 3-2 Bylisin në Lezhë, falë dy golave të shënuar në minutat e fundit të takimit. Në mbrëmje, Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Java e parë do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa-Skënderbeu.