E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus interesohet për Uesli Shnajder

Gjatë negociatave për afrimin e Fabio Kanavaros, Juventusi është
interesuar jozyrtarisht edhe për situatën e mesfushorit holandez,
Uesli Shnajder. Bardhezinjtë e kanë kthyer vëmendjen nga fantazisti,
pas zërave se Reali i Madridit është i gatshëm ta shesë në merkaton
e verës. Shnajder është në listën e "spastrimeve" të fundsezonit
(pavarësisht nga emri i presidentit të ri), së bashku me Gutin, Van
Nistelroin e Van der Vart. Në anën tjetër, Juventusi po kërkon një organizator
dhe tashmë që pista "Diego" është komplikuar, ata janë në
pritje të zhvillimeve nga Spanja. "Tulipani" nuk ka lënë asnjë gjurmë
në "Bernabeu", që prej transferimit në vitin 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›