E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi: Kur të largohem do të garoj 10 vjet në rally

Pasioni i tij për makinat nuk është i panjohur.
Vetëm pak vjet më parë Valentino Rosi ishte
fare pranë kalimit në Formula 1, ndërsa tani ai
konfi rmon planet e së ardhmes. Sapo të zbresë
nga motori, "Doktori" do të garojë me makina.
Por, jo më në cirkuitet e F1. "Është shumë vonë
për të fi lluar karrierën atje", shpjegoi Rosi që e
imagjinon jetën si pilot mes baltës dhe pluhurit të
rally-it. "Këto gara kanë qenë pasioni im i madh.
Dashurinë për këtë sport ma ka transmetuar
babai. Kur të tërhiqem nga garat me motorë, do
të më pëlqente t‘u dedikohesha makinave për
afro dhjetë vjet", deklaroi kampioni i botës në fuqi
në MotoGP. Vale nuk e ka harruar vitin 2006 dhe
testimet me Ferrarin: "Kisha shansin që në fund
të 2006-ës të kaloja në Formula 1. Me drejtuesit
e ‘kokëkuqes‘ zhvilluam bisedime të gjata. Plani
ishte që në vitin 2007 të qëndroja si kolaudator,
ndërsa në vitin 2008 të merrja pjesë në gara". Rosi
ka kontratë me Jamahan edhe për dy vjet të tjerë,
por të ardhmen "do ta vendos brenda vitit 2010".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›