Adriano: Jam mirë, nuk kam vdekur ende
"Sa shumë gjëra u thanë për mua... Madje më bënë edhe të vdekur". Flet më në fund Adriano, i cili shkëmben edhe batuta me një gazetar të "Terra"-s. "Por unë jam mirë, thotë sulmuesi i Interit, jam në shtëpinë time, me familjen time". Ajo që kujdeset për të është mamaja, Rosilda. "Kohët e fundit në Itali kam qenë paksa në vështirësi, ka vazhduar Adriano, por nuk dua të hyj në detaje. Vetëm mund t‘ju siguroj se situata nuk ka të bëjë aspak me fundin e marrëdhënies sime me Joanën (ish-të dashurën)".