E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve e Diego gjejnë gjuhën e përbashkët

Diego Ribas da Cunha është lidhur për pesë vitet e ardhshme me Juventusin, me një rrogë rreth 4 milionë euro në sezon. Asgjë më shumë nuk është bërë e njohur deri tani, por gjithsesi thelbi nuk ndryshon. Gjithçka është arritur pas një vizite blic të babait të tij në Torino. Në takim ishin prezentë avokatët e lojtarit, që kanë përcaktuar premiot dhe kompensimet për të drejtat e imazhit. Tratativa me Verderin do të ketë fazën e saj decizive në javët e ardhshme. Është e mundshme futja e Poulsen si shkëmbim teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›