Dritani: Moza shtiret si naive
Të rinjtë dhe të vjetrit, kështu duket se kanë nisur të ndahen grupet brenda shtëpisë së "Big Brother", pavarësisht se vazhdojnë bisedat e njohjet reciproke mes tyre. Ndërkaq, një tjetër debat është ndezur si pasojë e nominimeve të kësaj jave. Dritani dhe Mimoza kanë diskutuar. Tani i ka thënë Mozës se ajo nuk është aspak aktive dhe shtiret si naive. Mimoza nga ana e saj mendon se ai do që ta bëjë nervoze.
"Vajzat janë të padëshiruara"
Adela dhe Bjordi vazhdojnë të diskutojnë se cili mund të rrezikojë vërtet për të dalë këtë të shtunë. Bjordi mendon se më shumë mundësi ka që të dalë një djalë, sesa një vajzë dhe mendon se një ndër të rrezikuarit është edhe Dritani. Kandidatja tjetër, sipas tij, është Mimoza. Adela mendon se Anjeza dhe Moza janë sipas saj më të rrezikuarat. Ajo thotë se Tani nuk është fare i rrezikuar, por Bjordi mendon se mund të dalë një djalë dhe do të jetë mes tij ose Tanit. "E ke vënë re se ju vajzat jeni më pak të dëshiruara në shtëpi?", e pyet Bjordi Adelën dhe ajo i përgjigjet se ka ca kohë që e ka vënë re. "Sa do të doja që Aida të dilte, kështu do të jem rehat", thotë Adela me inat.
Komplimente për Junën
Të gjithë djemtë qëndrojnë në kopsht dhe para tyre kalon Juna e cila kishte veshur një fustan. Të gjithë çohen në këmbë dhe i bëjnë komplimente. Dritani i thotë: "Je si Elvira Diamanti". Antonini i dhuron një lule, ndërsa Adi e fton për kërcim. Ai i thotë që mos të ndërrohet derisa ata të bëjnë një foto bashkë. Adi vazhdon duke bërë komplimente. Ai i thotë që ajo me syze duket si profesoreshë. Ajo ia kthen me batutë: "I ke bërë detyrat"?
Juna sfidon Qetsorin
Qetsori diskuton me Junën në lidhje me lojën në shtëpi. Ai e pyet se si do reagonte ajo nëse ai do konfliktohej me të për efekt loje. Juna ia kthen: "Ti provoje dhe do ta shohësh, pasi as unë nuk e di". Ai vazhdon duke e pyetur nëse ka rastisur në situata konflikti. Ajo i thotë: "Po dhe kam fituar gjithmonë në konflikte". Ai propozon të bëjnë ndonjë konflikt të bukur. Ajo i thotë që është lojë dhe i mirëpret konfliktet. Qetsori i thotë që i ka frikë njerëzit të cilët qeshin shumë, pasi i shikon si njerëz të aftë, sidomos kur i ka konkurrentë. Ajo i lëshon një sfidë dhe i thotë: "Po arrite të më bësh për të qarë, unë do qaj". Ai i thotë: "Shpallëm garë". Juna i thotë që nëse ia arrin, do ikë ajo; por në rast të kundërt duhet të largohet ai. Ajo i thotë se ai i pëlqen sfidat, por duhet të pranojë edhe të sfidohet, prandaj duhet të mendohet mirë. Ai është dakord dhe i thotë që kur ta mendojë, do t‘ia thotë përgjigjen.
Moza: "Tani do të më bëjë nervoze"
Mimoza diskuton me Adin në lidhje me Dritanin. Ajo thotë: "Ai do që të më bëjë nervoze". Adi i thotë që e ka nga nominimi. Ajo i thotë se nuk i intereson nominimi, pasi e di që është lojë, dhe ajo do që të kënaqet. Adi i thotë që e shikon të vogël, dhe shton: "Unë nuk mund të acarohem me ty për punë nominimi". Ajo shprehet se Dritani i kishte thënë: "Dua të të shkatërroj". Moza thotë se me fjalët që ka thënë, po tregon veten. Adi i thotë që ndoshta është i acaruar me faktin se janë shtuar dhe banorët e rinj dhe shikon konkurrencë. Ai shton që sipas mendimit të tij e ka shaka: "Po ta ketë seriozisht, e ka shumë gabim". Adi i thotë që nëse Dritani e bën sërish, atëherë ai do flasë me të. Mimoza e kundërshton, duke i thënë se ajo e bën vetë atë gjë, por ndihet mirë kur flet me Adin. Ai i thotë se Tani dëshiron që ajo ta vazhdojë lojën, por pa u mërzitur.
"Gjithkush mund të dalë"
"Duhet të llogarisim që gjithkush mund të dalë", i ka thënë Adelajda Dritanit, Arjonit dhe Anjezës, duke treguar se të njëjtën gjë i kishte thënë edhe Bjordit, paraditen e së njëjtës ditë. "Gjërat janë shumë të paparashikueshme", ka shtuar ajo. Diskutimi ka filluar nga Dritani, i cili, kur ka parë Anjezën që puthi në faqe Arjonin, tha: "Mimoza, këtë javë ose unë, ose ti do të dalim". "Pse, kjo është një mënyrë për të mos dalë?", ka pyetur Adelajda, duke iu referuar të njëjtës gjë. Sipas mendimit të të gjithëve, edhe Aida rrezikonte, ndërsa Bjordi ishte i vetmi që nuk llogaritej fare. "Bjordin zëre se s‘është", ka thënë Anjeza. Të katërt kanë rënë dakord edhe në një pikë tjetër, që tjetër gjë mund t‘u duket interesante atyre dhe tjetër gjë publikut, pra ndryshe mund ta vlerësojnë ata njëri-tjetrin dhe ndryshe njerëzit që i shohin nga jashtë.
"S‘mund të shkosh mirë me të gjithë"
"Je 24 orë në 24, i ka thënë Dritani Mimozës, si mund të pretendosh të shkosh gjithmonë mirë"?! Mimoza i ka thënë se edhe ai shkonte mirë me të gjithë, por Dritani e ka kundërshtuar duke i përmendur edhe emrat e banorëve me të cilët kishte bërë fjalë. "Unë shkoj keq, por unë nuk shkoj dhe mirë", i ka thënë ai. "Unë nuk kam ardhur këtu për t‘u grindur, unë kam ardhur për të përjetuar një eksperiencë shumë të bukur", i ka thënë ajo Dritanit. "Ti po thua që ne që flasim, ne që i themi tjetrit ti je kështu apo ashtu, ne e kemi gabim? Ti mos thuaj asgjë dhe kalo mirë, kjo është ideja jote", i ka thënë Dritani Mimozës. Moza i ka thënë se nëse dikush do ta kishte ngacmuar, ishte normale që ajo të reagonte, por deri tani nuk ka ndodhur ende. Sipas Dritanit, kjo ndodhte ngaqë ajo nuk fliste asnjëherë. Sipas Mimozës, ajo ka folur me ata që ishte më e afërt. "Nëse ty të ka ngelur qejfi për diçka, ti nuk ke shkuar ta sqarosh, sepse ti do të shkosh mirë me të gjithë", i ka thënë Dritani. "Nuk më ka ngelur ndonjëherë qejfi", i ka thënë Mimoza. "As unë nuk kam ardhur të zihem me njerëzit, i ka thënë ai, por unë e them atë që mendoj, kur dua. Ti nuk e thua". Ai ka shtuar se në gjitha bisedat apo debatet që janë bërë, ajo ka qenë shumë pasive dhe Mimoza i ka thënë se edhe ajo e shihte atë në të njëjtën mënyrë. "Sipas meje, edhe ti nuk ke qenë shumë aktiv", i ka thënë Mimoza.
"Ti bën rolin e naives"
Diskutimi mes Dritanit dhe Mimozës ka vazhduar edhe me prezencën e Adelajdes. Mimoza ka thënë se ajo me Adelën kishte folur e diskutuar shumë. Adelajda i është përgjigjur se nuk mjaftonte të fliste vetëm me të. "Çështja është, ka thënë Dritani, se ti Mimoza ose je naive dhe nuk kupton se ç‘bëhet, ose po shtiresh sikur je naive". Ajo i është përgjigjur se nuk shtirej aspak dhe se gjërat i kuptonte shumë mirë. "Mua nuk më dukesh aspak naive, i ka thënë Dritani, ti bën rolin e naives". Tani ka shtuar se njerëzit që ai i kishte për zemër i mbronte, jo si ajo, që mund të puthej me dikë që i shante njeriun që kishte për zemër, duke iu referuar sjelljes së saj në lidhje me raportin Aida-Adelajda. Adelajda i tha se edhe ajo ia kishte thënë këtë Mimozës para disa ditësh dhe se as ajo nuk e kuptonte si mund të sillej Mimoza ashtu me një njeri që atë (Adelën) e kishte "shkelur me këmbë". "Mimoza nuk e thotë asnjëherë mendimin e saj", ka thënë Adelajda.
"Duan t‘i ‘masakrojnë‘ të rinjtë"
"Mirë ky, po kjo", i ka thënë më pas Aida Mimozës, në lidhje me Adelën, për debatin që Dritani dhe Mimoza patën së bashku. "Po bënte lojën e atij", ka shtuar ajo. Mimoza i ka treguar Aidës çfarë u kishte thënë të dyve e gjithashtu se ata po planifikonin "t‘i masakronin të rinjtë". "Duan t‘i nxjerrin në nominim", ka thënë Mimoza. Ajo ka shtuar se u kishte thënë që kjo që donin të bënin nuk ishte e drejtë. "Por le të bëjnë ç‘të duan", ka përfunduar ajo.
"Do të shkojmë me pushime"
Kur të dalim, do të të marr dhe do të ikim jashtë", i ka thënë Bjordi Adelajdes dhe më pas e ka pyetur sërish se a i lejohej asaj të shkonte me pushime. Ajo i ka thënë se nuk e dinte sesi do të ishin gjërat kur të dilte. "Megjithatë, njëfarë ideje e kam", i ka thënë ajo. Më pas, diskutimi i tyre është zhvilluar në lidhje me disa anë të karakterit të saj, që Bjordi ia ka vënë në dukje. Duke i marrë si shembull rastin e rrobave të banjës, ai i ka thënë se ajo e kishte bërë aq të madhe dhe më pas i kishte veshur.
"Aida është bashkuar me të rinjtë"
Tani me Sorin vazhdojnë të diskutojnë për banorët e rinj dhe afrimin që kanë me banorët e vjetër. Ata mendojnë se edhe pse janë integruar mirë mes tyre, sërish miqësia që kanë banorët e vjetër me njëri-tjetrin është më e madhe. Tani tregon se Aida është afruar më shumë me ta. Ai shprehet se ka vënë re që me çdo banor të ri që futet në shtëpi, Aida është e para që u afrohet më shumë, duke dashur të zërë miqësi të reja, pasi ato të vjetrat nuk po i funksionojnë më. Dritani tregon se me Aidën thuajse nuk flet fare, e mban larg çdo bisede që mund të bëjë. Sori e këshillon se ai nuk duhet të sillet kështu, sepse prish lojën e tij, por Tani ia kthen se me Aidën nuk mund të sillet ndryshe, pasi ajo i tjetërson bisedat aty për aty.
"Ne rrezikojmë më shumë"
Sori shprehet se Juna i duket një lojtare e fortë dhe se ia ka frikën. Ai tregon se edhe Ari i duket një tip me shumë bagazh e që mund të ecë në lojë. Tani mendon se nuk është e drejtë që tani që po afron fundi i lojës dhe kur loja po bëhet më interesante dhe e bukur, ai ose ndonjë banor i vjetër të dalë e të rrinë brenda tre banorët e rinj, të cilët janë shumë të freskët e jo në kushte të barabarta me ta. Sori e këshillon se meqë sot është e mërkurë, ai të bëjë spektakël që të mund të vazhdojë të rrijë në shtëpi, si për shembull ndonjë debat. "Nuk kam nerva të merrem me të rinjtë", shprehet Dritani. Sori shton se gjithsesi ai nuk rrezikon dhe më e rrezikuara mund të jetë Anjeza, por që ka krijuar shumë afrimitet me Arjonin, gjë që ia shton pikët. Tani pohon se Anjeza dhe Arjoni janë afruar vërtet. Ata vazhdojnë të diskutojnë edhe për nominimet që do të bëjnë të shtunën. Sipas tyre, nëse të rinjtë do të kenë edhe këtë javë imunitet, atëherë do ta kenë vështirë se kujt t‘i vënë gishtin. Dritani mendon se nëse të rinjtë nuk mund të nominohen, atëherë banorët e vjetër rrezikojnë shumë, ndërsa të rinjtë mund të luajnë rehat pjesën e fundit të lojës.