Dinamo rrezikon seriozisht pjesemarrjen e saj ne kampionatin e ri te futbollit
Nuk ka mbetur shumë kohë nga fillimi i kampionatit të futbollit, por njëra nga skuadrat më të njohura të Shqipëri nuk është aspak gati. Kjo skuadër është Dinamo, e cila nuk po ndihet si e gjallë, edhe pse gushti u bë ditë që ka hyrë.
Presidenca dinamovite nuk ka ndërmend të mbledhë skuadrën nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për tek kompleksi sportiv, që tani i takon Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Drejtuesit blu nuk duan në asnjë mënyrë të dalin para kamerave, por në linjë telefonike, zv.presidenti Braçe ka bërë të qartë se ata mbeten në pritje dhe se nëse nuk arrihet marrëveshja me Agjencinë, vështirë që skuadra të mblidhet e të bëjë stërvitje.
Braçe thekson se një ekipi futbolli nuk i duhet vetëm fusha stërvitore, por edhe gjëra të tjera, si dhoma hoteli, mensë etj.
Vetë Agjencia, me gojën e drejtoreshës së saj, Klodiana Shala, ka bërë të qartë se nuk është kundër që klubi blu të marrë në përdorim fushat sipas një grafiku ditor të përgatitur nga dy palët e interesuar, por thekson se Dinamos nuk ka ç’i duhet fusha e tenisit dhe një bar-lokal i ndërtuar në mjediset e vetë kompleksit, bar-lokal që u ndërtua përpara sesa kompleksi t’i kalonte agjencisë.
Gjithsesi, më e rëndësishmja në këtë mes është se ekipi dinamovit, 17 herë kampion i vendit, ende nuk ka nisur nga puna, ndonëse kampionati i ri nuk do shumë kohë që të fillojë. Ndonëse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ende nuk ka hedhur shortin, pasi nuk ka përfunduar regjistrimi i klubeve, sekretari i përgjithshëm i saj, Prodani, siguron se kampionati do të fillojë më 24 gusht. Pra, Dinamo duhet të nxitojë.