E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikoli: Vathin e Maradonës e bleva unë

Pohimi

Blerësi misterioz i vathit të Diego Armando Maradonës është sulmuesi i Palermos, Fabricio Mikoli: “Pas zonjës misterioze, që fitoi ankandin për vathin e Maradonës, isha unë”. Lojtari shtatshkurtër italian rrëfen se ai bëri ofertën prej 25 mijë eurosh për të marrë xhevahirin, që e ka mbajtur për shumë kohë idhulli i tij argjentinas. Vathi u sekuestrua muaj më parë nga fisku për të reduktuar një pjesë të borxhit që "Pibe de Oro" i ka shtetit italian. Pas ankandit u përhapën shumë zëra rreth gruas misterioze.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›