E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Shtutgarti, një rrezik i vazhdueshëm për ne

Barcelona

Në prag të ndeshjes me Shtutgartin, Zlatan Ibrahimoviç ka bërë disa pohime interesante në lidhje me Champions League, Barcelonën dhe Murinjon. “Champions League do të vendoset nga detajet e vogla, shpeshherë mund të kesh fat, shpeshherë është momenti i duhur dhe në disa raste nuk ke fat, nis Ibra rrëfimin e tij për triumfin e mundshëm në kompeticionin më prestigjioz të futbollit në Europë. Shtutgart nuk do jetë ndeshje e lehtë për ne. Pasi pamë katër ndeshjet e para të kësaj faze, vërtet nuk dimë se çfarë mund të ndodhë në ndeshjet e dyta. Gjithçka që mund të bëjmë është të jemi të përqendruar. Kemi 90 minuta ndaj Shtutgartit. Ne do të synojmë ta kryejmë punën mirë atje dhe të përfundojmë gjithçka më pas në Kamp Nou. Mendoj se Shtutgart është rrezik i vazhdueshëm për ne”. Në lidhje me superndeshjen Inter-çelsi, Ibra thekson se “mund të presësh gjithçka nga Murinjo”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›