Hleb: Kemi 10% shanse kundër Barcelonës
Shtutgart
Mesfushori bjellorus i Shtutgartit, Aliaksandr Hleb, i cili luan me gjermanët pas huazimit nga Barcelona, ka deklaruar se katalanët ishin skuadra e vetme që donte të shmangte. Gjatë një deklarate për gazetën “Sport”, lojtari deklaroi se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Shtutgartin të kualifikohet në çerekfinalet e Champions. Hleb tha: “Kemi 10 për qind shanse për të fituar në fushën tonë përballë Barçës. Më tej, çfarë do të ndodhë në takimin e kthimit është një histori tjetër”.
#