Zhulio Sezar aksidentohet, rrezikon sfidën me Çelsin
Kur mungojnë pak orë nga sfida e Champions-it kundër çelsit, Interi ka marrë një goditje të rëndë. Portieri Zhulio Sezar ka pësuar një aksident rrugor në mbrëmjen e së dielës, kur po udhëtonte me Lamborxhinin e tij në afërsi të stadiumit “San Siro”. Braziliani nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë, por vetëm disa plagë në fytyrë dhe një shembje. Edhe pse dje ishte prezent në qendrën stërvitore të “Apiano Xhentiles”, ai nuk u stërvit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo ka bërë që mediat italiane të ngrenë dyshime për prezencën e Zhulio Sezar në përballjen e së mërkurës kundër londinezëve të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Pavarësisht kësaj, stafi teknik i zikaltërve është shprehur optimist dhe ka bërë të ditur se “gardiani” pritet të jetë normalisht në fushë. Gjendja e Zhulio Sezar do të verifikohet në stërvitjen e sotme.
#