Obama kundër industrisë së naftës

Gjatë fjalimit të tij javor, presidenti Obama tha se zhvillimi i burimeve të reja energjetike, siç janë erërat, dielli dhe lendet djegëse me përmbajtje bimore, janë çelësi i një zgjidhjeje të qëndrueshme të energjisë më afat të gjatë.
Ai tha se shtimi i shpimeve nuk është plan, por është slogan për të ndihmuar politikanët në zgjedhje. Presidenti Obama tha se prodhimi amerikan i naftës qysh tani ka arritur nivelin më të lartë në 8 vitet e fundit.
Obama kritikoi Kongresin se po vazhdon t’i shpërblejë kompanitë amerikane të naftës me subvencione prej 4 miliard dollarësh në tatime. Presidenti Obama propozoi që Kongresi të përtërijë kreditë tatimore së energjisë së pastër, që ai tha se do të krijonte vende të reja pune dhe do të pakësonte nevojën për naftë nga vendet e huaja.