Adriano kalon te Flamengo
Tashmë bëhet zyrtare lajmi se Adriano firmos një kontratë me Flamengon. Zyrtarizimi u krye nga një deklaratë nëpërmjet faqes zyrtare të ekipit brazilian dhe lajmi po bën bujë në të gjitha televizionet braziliane. Sulmuesi brazilian do të prezantohet sot para shtypit.
Lojtari brazilian vetëm pak ditë më parë pati prishur kontratën me ekipin italian të Interit duke deklaruar se ishte i depresionuar dhe se donte të qëndronte për disa kohë larg futbollit.
Lojtari brazilian vetëm pak ditë më parë pati prishur kontratën me ekipin italian të Interit duke deklaruar se ishte i depresionuar dhe se donte të qëndronte për disa kohë larg futbollit.