E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi arrin marrëveshjen më brazilianin Diego

Torino - Klubi i Juventusit ka arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian Diego. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, e cila thotë se mesfushori i Verder Bremenit do të jetë pjesë e skuadrës italiane sezonin e ardhshëm.

Disa delegatë të Juventusit pritën ditën e djeshme në Torino përfaqësuesit e lojtarit, dhe arritën parimisht një marrëveshje për katër vjet. Diego do të përfitojë 3.8 milionë euro në sezon tek “Zonja e Vjetër”.

Braziliani ka një kontratë me Verder Bremenin, e cila përfundon në vitin 2011. Juventusi duhet të derdhë 25 milionë euro në arkat e klubit gjerman për të marrë shërbimet e organizatorit.

Gjithçka rreth kësaj marrëveshjeje pritet të deklarohet zyrtarisht pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Uefa që do të zhvillojë sonte Verder Bremeni me Hamburgun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›