E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard beson ende me sinqeritet tek titulli

Liverpul - Stiven Xherard beson ende se skuadra e Liverpulit mund të fitojë titullin kampion në Angli. Skuadra e tij ndodhet tre pikë larg kryesuesve të Mançesterit, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga përfundimi i kampionatit, kapiteni i Liverpulit deklaron me sinqeritet se gjithçka mund të ndodhë.

“Sinqerisht besoj se Liverpuli do ta fitojë Premier Ligën. Besoj se do ta kap me duart e mia trofeun, -deklaron kapiteni Stiven Xherard. Jemi shumë afër për t’ia arritur qëllimit këtë sezon, nëse nuk e arrijmë, atëherë duhet të presim edhe 3-4 vjet të tjera për t’u shpallur kampion”, deklaron Xherard për “The Daily Mail”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›