Adriano, më në fund firmos me Flamengon
Adriano është rikthyer te klubi që e rriti si futbollist, Flamengo. Transferimin e ka zyrtarizuar vetë klubi i Rio de Zhaneiros ndërsa sot pritet të bëhet prezantimi. Sulmuesi 27-vjeçar mbërriti tek Interi në vitin 2001 nga Flamengo me të cilin luajti 2 vjet me ekipin e parë. Adriano disa ditë më parë prishi kontratën me skuadrën italiane që e mbante të lidhur edhe për 1 sezon. Sipas mediave braziliane Adriano ka firmosur një kontratë njëvjeçare. Flamengo është një nga tre klubet braziliane që ka marrë pjesë në kampionatin kryesor brazilian të futbollit.