Xherrard: Liverpuli do të fitojë titullin
Kapiteni i Liverpulit, Stiv Xherrard, ka besim se skuadra e tij mund ta fitojë sfidën me Mançester Junajtid për titull kampion. Besimi i Xherrad duket i tejkaluar, kur ke parasysh se "Djajtë e Kuq" kanë një avantazh prej tri pikësh dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, kur deri në fund të sezonit janë dhe tri sfida për t‘u luajtur. "Sinqerisht besoj se Liverpuli do ta fitojë titullin kampion", u shpreh dje Xherrard. "Nëse fitojmë titullin e parë pas kaq vitesh pritjeje, kjo do të na inkurajojë për vitet në vazhdim", ka përfunduar ylli anglez.