Adriano ndahet me Corinthiansin

Adriano nuk është më lojtar i Corinthiansit. Sulmuesi brazilian është ndarë përfundimisht me klubin brazilian. Lajmin e ka bërë të ditur Corinthiansi përmes ueb faqes së vet zyrtare.
“E kemi shkëputur kontratën me Adrianon. Kontrata e tij do të përfundonte në qershor”, shkruan në sajtin e klubit brazilian.
Ish futbollisti i Interit, i Parmës, i Fiorentinës dhe i Romës nuk e ka treguar veten në Corinthians, së pari për shkak të një lëndimi e më pas për shkak të mbipeshës. Tash pritet që përfaqësuesi brazilian ta gjejë një ekip tjetër.