E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe dëshiron të rrijë në Real

Përkundër interesimit të madh të Paris Saint Germainit, mbrojtësi portugez Pepe nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

29 vjeçari me prejardhje braziliane ka bërë të ditur se dëshiron ta vazhdojë eksperiencën me ‘Los Blancos’. Sidoqoftë, e ardhmja e futbollistit problematik është e lidhur me atë të Jose Mourinhos.

Nëse trajneri portugez vendos ta lë Spanjën për t’u rikthyer në Premierligë, atëherë edhe Pepe mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi që shikuesit nuk kanë mendime të mira për të, pas gjesteve josportive të viteve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›