E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi do t’i fitojë edhe 3-4 ‘Topa të Artë’

Leo Messi do të vazhdojë të fitojë ‘Topa të Artë’ për së paku 3-4 vjetët e ardhshëm. Ky është opinioni i mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, Daniel Alves.

“Përpos nëse ndodh ndonjë mrekulli, Messi do ta fitojë ‘Topin e Artë’ për 3-4 vjetët e ardhshëm. Unë mendoj që këtë çmim duhet ta fitojnë lojtarët që zënë pozita të ndryshme në fushë, duke mos e pasur një pozitë fikse”, theksoi futbollisti brazilian në mikrofonin e ‘Catalunya Radio’.

Sa i përket të ardhmes së trajnerit Pep Guardiola, Alves thotë se nuk është e thjeshtë të qëndrosh në një klub pas shumë suksesesh të arritura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›