E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf e Inzaghi, drejt largimit nga Milani

Kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të sezonit, Milani po mendon për ‘pastrimin’ e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Përpos hyrjeve, Rossonerët po mendojnë edhe në aspektin e daljes. Janë plot 11 lojtarë, të cilëve u skadon kontrata në qershor, praktikisht një skuadër e plotë. Por, nga ta vetëm gjysma do ta vazhdojë kontratën.

Për momentin vetëm Gattuso dhe Muntari e kanë të sigurt nga një vend. Mundësi të mira për të qëndruar kanë edhe Ambrosini, Van Bommel e Roma.

Ndërkaq, në listën e të larguarve mund të përfundojë edhe veterani Seedorf, i cili mund ta vazhdojë karrierën në Brazil ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Inzaghi mund ta ndjekë rrugën e tij.

E paqartë është edhe e ardhmja e Flaminit, i cili ka rrogë 4,5 milionë euro. Për t’u vendosur është edhe e ardhmja e Zambrottas e Yepesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›