E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batistuta kujton vështirësitë

Gabriel Batistuta kujton ditët më të vështira të jetës pas përfundimit të karrierës. Ish sulmuesi argjentinas tregon se kishte një periudhë kur nuk mund as të ecte. Për fat të mirë, ai sot është më mirë.

“Ishte një moment kur isha mjaft keq. Gati nuk mund të ecja më. Por, tash jam më mirë”, deklaroi ish futbollisti i Fiorentinës dhe i Romës për të përditshmen franceze ‘France Football’.

“Nuk mund të luaj më futboll, sepse nuk mund të vrapoj më. Mirëpo, tash po eci bajagi mirë”, shtoi 43 vjeçari i cili e kishte lënë futbollin në vitin 2004, pas një eksperience në Katar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›