Ilir Daja, trajneri i ri i Dinamos?

Ndërkohë që ende nuk është tharrë "boja" e shkarkimit të Agim Canaj, në shtëpinë e Dinamos është projektuar edhe emri që do të drejtojë blutë për pjesën e mbetur të sezonit.
Burime të besueshme për Albania-sport pohuan se ai mund të jetë Ilir Daja, drejtori teknik i Dinamos. Ish-trajneri kampion i Elbasanit para dy sezonesh mund të vendosë një rekord personal, nëse Dinamo do të fitojë kampionatin: 2 skuadra në Superiore, 2 tituj. Daja e njeh shumë mirë mjedisin e Dinamos, pasi edhe si lojtar ka luajtur me këtë skuadër, madje ka dalë kampion.