Lorik Cana te Marseja si Maldini te Milani

Lorik Cana te Olimpiku i Marsejës si Paolo Maldini te Milani. Krahasimi i takon prestigjiozes franceze "L'Equipe". Klubi marjesez i ka ofruar kapitenit të tij, shqiptarit Lorik Cana, një kontratë të përjetshme. Rrëfimi i mesfushorit dhe lojtarit polivalent është bërë në faqet e gazetës më të madhe sportive franceze "L'Equipe", e cila i kushtoi një faqe të tërë Canës.
"A do të jetë Cana si Maldini te Milani?", - është pyetja ne adrese te tij. "Po, gjithcka është e mundur, drejtuesit më kanë folur për këtë. Ata e ndejnë që tifozët janë pro kësaj ideje dhe unë përsonalisht nuk jam kundër. Jam i lidhur me një kontratë afat gjatë dhe unë nga ana tjetër nuk mendoj të largohem shpejt, por dua të shoh edhe në cfarë kushtesh do të evoulojë klubi.
Unë kam dëshirë të bëhem pjesë e një projekti, por të jetë serioz, ambicioz, i bazuar në kompetencë dhe ndërtimin e një klubi të mahd", - thotë Cana në intervistën shumë të gjatë të tij. Loriku nuk harron edhe të kujtojë dicka: "Nëse klubi nuk do të ketë një projekt të tillë, do të jetë e natyrshme që unë t'i them stop qëmdrimit të mëtejshëm". Për Lorik Canën janë të interesuara disa nga skaudrat më të mëdha europiane, përshfirë Arsenali, Bajernin, Milani e së fundi edhe Roma.