E Diel, 1 Nëntor 2026

Superpipo shpeton Milanin ne min. 91

Nga Arben Shemili
Milani mbrëmë në ndeshjen që mbylli javën e 24 të serise A, mposht 2-1 Palermon vetëm në minutat e fundit, falë golit të Filipo Inzaghit i cili hyn në min. e 28 të pjesës së dytë të ndeshjes duke zëvendësuar Alberto Xhilardinon. Me këtë fitore kuqezitë kalojnë në vendin e katërt me pikë të barabarta me Fiorentinën, duke përfituar nga humbja e kësaj të fundit me Romën në shifrat 1-0. Superpipo i nxjerr fitimtarë kuqezitë nga San Siro me golin e shënuar në min. e 46 të pjesës së dytë dhe zhbllokuar rezultatin e ngrirë në barazim deri në ato momente, me golat e shënuar në min. 9 nga Breshiano për Palermon dhe supergoli i kapitenit të Milanit Ambrozini min 24. Edhe në këtë ndeshje nuk munguan polemikat kundër gjygjtarëve, të protestuar sidomos nga ekipi i Palermos të cilët akuzuan gjyqtarin Xhanokaro për mosdhënien e një penalltie në favor të tyre, në pengimin e Amaurit Brenda zonës pak përpara golit të Inzaghit që vulosi ndeshjen. Në fakt ky rast i dyshimtë nuk ishte i vetmi në San Siro. Në pjesën e parë kishte një prekje me dorë nga Barzali dhe në pjesën e dytë gjithashtu një tjetër prekje shumë e dukshme me dorë nga Miliacio, që vinte nga një krohsim i goditjes së këndit për kuqezitë.
MILAN-PALERMO 2-1
Milan (4-3-1-2): Kalac; Oddo, Bonera, Kaladze, Jankulovski (41' st Favalli); Gattuso, Pirlo, Ambrosini; Kakà (1' st Gourcuff); Pato, Gilardino (28' st F. Inzaghi). Zevendesues: Fiori, Simic, Brocchi, Emerson. Trajner: Ancelotti
Palermo (3-5-2): A. Fontana; Zaccardo, Barzagli, Biava; Cassani, Guana, Migliaccio, Bresciano (10' st Simplicio), Balzaretti; Cavani (43' st Gio. Tedesco), Amauri. Zevendesues: Agliardi, Rinaudo, Caserta, Jankovic, Miccoli. Trajner: Guidolin
Gjygjtar: Giannoccaro Lecce
Golashenuesit: 9' pt Bresciano (P), 24' pt Ambrosini (M), 46' st F. Inzaghi (M)
Kartone te verdhe: Kaladze, Kakà, Cassani, Guana, Balzaretti. Shtese: 2' pjese te pare, 4' pjese te dyte. Spektatore 50.000

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›